Vritet një 35-vjeçar në Tiranë, kishte shkuar të vidhte një firmë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga të dhënat paraprake siç raporton noa.al, thuhet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Arabanë, ndërsa viktima është identifikuar si Astrit Marku.
Mësohet se 35 vjeçari kishte shkuar për të vjedhur në kohën që është pikasur nga roja i objektit i cili ka shtënë me armë ndaj tij.
Nga ana e policisë autori i ngjarjes është identifikuar si 18 vjeçari Kleandro Zefi, ndërsa bashkëpunëtor në vjedhje ka qenë Andi Allamani, i cili nuk ka pësuar dëmtime.
Lidhur me këtë ngjarje forca të shumta policie kanë mbërritur në objektin privat në Arabanë ku ndodhi vrasja për të hedhur dritë mbi rrethanat e saj, ndërsa thuhet se roja 18 vjeçar ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes./Indeksonline/