PD:Rama korruptues i mediave të lira

Partia Demokratike është përfshirë në debatin midis Partisë Socialiste dhe Radio Televizionit Shqiptar. Pas replikave të ndërsjellta midis PS-së e RTVSH-së , PD-ja ka reaguar sot duke e cilësuar kryetarin socialist si krye korruptues të mediave tË lira, sepse në rast se televizioni publik u jep kohe të barabarte partive kryesore të maxhorancëes dhe minorancës, mediat e kontrolluara nga Rama, censurojnë jo vetëm Partinë Demokratike, por edhe qeverinë dhe parlamentin e vendit ."Edi Rama është diktator i fjales së lirë, sepse në mediat e kontrolluara prej tij censura shtrihet edhe për partitë e spektrit opozitar të cilat nuk janë dakord me linjën e Ramës", tha zëdhënësi i PD-së, Gert Bogdani. Sipas PD-së, " Edi Rama eshte krye korruptues i mediave te lira, sepse ai me lejet e ndertimit, punësimin e familjareve të editoreve apo drejtorëve të ndryshëm të mediave arrin deri aty sa të presë lajmet e televizioneve dhe titujt e gazetave".