E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-91 konstituohet me Njësinë Bashkiake 5 në Tiranë

>Në mbledhjen e konstituimit të partisë  u zgjodh ekipin drejtues i partise me kryetar z Arbër Qilimi,ish deputet dhe përfaqësues socialist. Mbledhja u karakterizua nga diskutimi dhe pyetjet e përgjigjet për situatën aktuale politike dhe sidomos për perspektiven e se majtës ne zgjedhjet e ardhshme. "Jam optimist për fitoren edhe sepse sistemi elektoral Rama -Berisha favorizon qeverinë",- u shpreh kryetari i saj, Petro Koçi gjatë deklaratës për shtyp.

Elektorati i majtë, tha ai,- ka në dispozicion disa opsione për të shkuar në kutitë e votimit dhe për të zgjedhur. Koçi theksoi se "Socialistet e vërtete e dinë se në nuk do ti tradhtojmë kurrë votat për PS 91". "Ndryshe nga ata që  u shitën për një vend në listë, ne rrezikuam karrierën politike për të mos tradhtuar vlerat e socialisteve". "Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e vërtete". "Ndryshimin nuk e sjell pakti Rama Berisha, por politika e mire, politika institucionale, politika që vendoset nën kontrollin e qytetarëve".  "Fitorja e Obames ne SHBA eshte modeli i fitores se urtësisë dhe institucionalitetit",-përfundoi Koçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›