Zgjedhjet, G99 paraqet programin

Kur na ndajne rreth pesë muaj nga zgjedhjet parlamentare edhe lëvizja politike G99 ka paraqitur një program të sajin i cili kap disa fusha që kanë lidhje me sigurinë e jetës. Në bashkëpunim me disa prej ekspertëve më të mirë në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, por edhe njohës të ruajtjes së rendit lëvizja G99 ka finalizuar një platformë se si mund të zgjidhen problemet që vendi dhe qytetarët kanë sot. Sipas lëvizjes G99, mbrojtja e jetës duhet të jetë një ndër prioritetet absolute të ccdo qeverie, ndërkohë që në Shqipëri i është kushtuar pak, për të mos thënë aspak, vëmendje. Nisur nga kjo situatë e papranueshme, lëvizja G99 ka ndërmarrë iniciativën për të krijuar një platformë e cila adreson pikërisht burimet e kërcënimeve ndaj jetës me të cilat përballemi sot.