E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRI protestë në Korçë për plotësimin e kushteve për të rinjve

>Lëvizja Rinore për Integrim ka vazhduar edhe ketë jave fushatën e saj te quajtur "Buxhet për Korçaret", me anën e te cilës synon qe te bjere në vëmendje te hartuesve te buxhetit për vitin 2009 të bashkisë se Korçës, disa zona të cilat kane nevojë urgjente për ndërhyrje me anën e investimeve nga ana e kësaj bashkie. Gjithashtu LRI kërkon që nëpërmjet kësaj fushate të sensibilizojë edhe qytetaret mbi punën e dobët qe është bërë nga deputetet e zonave elektorale në Korçë në përmbushjen e premtimeve te tyre. Javën e kaluar te rinjtë e LRI kërkuan përfshirjen në buxhet të investimeve në një zonë shumë problematike të qytetit ku ndodheshin një konvikt i vjetër dhe dy shkolla fillore te cilat rrethoheshin nga një ambient tejet i ndotur dhe një fushe sportive e kthyer në fushë mbeturinash. Menjëherë mbas protestës së LRI bashkia Korçë ka reaguar duke i dhëne të drejtë LSI dhe duke premtuar më shumë investime ndërkohë që vetëm 4 ditë më pas njëra prej shkollave fillore  ajo Demokracia është mbyllur nga drejtoria e higjienës dhe përsëri bashkia e Korçës ka falënderuar LSI që e pruri këtë çështje ne vëmendjen e saj dhe të opinionit publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›