E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Qytetarët, 15 minuta për të dalë në akset kombëtare

Kandidati i PD-së, për qarkun e Fierit, njëkohësisht Ministër i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, gjatë një takimi që ka zhvilluar në komunat Patos i Sipër dhe Zharrës premtoi se në mandatin e dytë qeverisës së mazhorancës së djathtë nuk do të ketë distancë më të gjatë se 15 minuta për çdo dalje në akset  kombëtare. Ajo që duam të arrijmë është që çdo qytetar i këtij vendi  të dalë nga shtëpia e tij në një aks kombëtar për jo më shumë sesa 15 minuta; kjo do të thotë ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend me një rrjet rrugor jo vetëm nacional, por edhe rrjet rrugor të brendshëm modern dhe evropian, nënvizoi ai. Nga komuna e Zharrëzës, Olldashi  premtoi se çdo shtëpi do të ketë ujë dhe infrastrukturë të mirëfilltë urbane. Duke u ndalur në modelin qeverisës të ofruar nga kjo mazhorance, Olldashi tha se PD vjen përpara zgjedhësve me një bilanc pozitiv të premtimeve të mbajtura, i cili është dukshëm dhe i lexueshëm nga të gjithë. Në këto 4 vjet ne kemi ofruar një model qeverisës që ka dhënë produktin e vet shume pozitiv në luftën kundër korrupsionit, në rindërtimin e  infrastrukturës, në zbutjen e varfërisë, anëtarësimin në NATO, trokitja në BE dhe së fundi përgatitja e liberalizimit të vizave, tha më tej Olldashi, i cili premtoi se brenda  vitit të parë të mandatit të dytë të partisë Demokratike, do të bëhet realitet ëndrra e të gjithë shqiptarëve për lëvizjen e lirë pa viza në territorin e BE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›