PDS: Paketë antikrizë
Partia Demokracia Sociale shpreh shqetësimin për krizën ekonomike që po kalon vendi dhe sjelljen e papërgjegjshme të qeverisë në trajtimin e pasojave negative të saj. "Nën presionin e Kryeministrit, për të mos e përmendur fjalën ‘krizë‘, ministrat e Berishës i gënjejnë shqiptarët me mesazhe të paqarta e mashtruese, duke tentuar t‘u hedhin hi syve, siç bënë në vitet 1996-1997", tha dje Artur Duckallari, sekretar politik. PDS kërkon nga qeveria të nisë menjëherë zbatimin e masave antikrizë, me konsensusin e opozitës për zgjidhje të rëndësishme për vendin.