PDS-ja zyrtarizon sot aleancën me PS-në
Partia Demokracia Sociale do të shpallë sot zyrtarisht emrin e aleates që ka zgjedhur për të bashkëpunuar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2009. Shpallja e këtij vendimi duket se do të bëhet sot në Akademinë e Arteve në Kongresin II të Rinisë së Demokracisë Sociale. Zbardhja nga pikëpamja zyrtare nuk pritet të shënojë ndonjë surprizë, pasi PDS-ja ka dhënë sinjale të qarta se bashkëpunimi me Partinë Socialiste do të jetë vendimtar për të për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë mënyrë shënohet edhe ndarja përfundimtare me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila ka krijuar një tjetër koalicion. Që prej muajit shtator, Milo është shfaqur përkrah Edi Ramës në një takim me Gjinushin dhe së fundmi edhe në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe Milo ka sulmuar disa herë LSI-në edhe në rastin e grevës së urisë ku shprehej se shpresonte që greva të mos bëhej për interesa personale.
PS’91: Kthimi i Kodit, e majta, shans për t’u bashkuar
PS’91 deklaron se kthimi i Kodit Elektoral për rishqyrtim në Kuvend përbën një shans për të garantuar bashkimin e së majtës së përçarë, pasi arsyet kryesore të përçarjes tek e majta janë ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe ndryshimet përjashtuese të Kodit Zgjedhor. “Meqenëse nga disa faktorë të së majtës është bërë thirrje për bashkim politik dhe kjo përputhet me dëshirën e shumicës së elektoratit, PS’91 propozon që të shfrytëzohet kthimi i Kodit në Kuvend për të garantuar gjithëpërfshirje të së majtës në administrimin e zgjedhjeve. Është momenti për të provuar sinqeritetin politik të të gjitha thirrjeve për bashkim”, - thuhet në një njoftim për shtyp të kësaj partie.
Më tej, vlerësohet se bashkimi i së majtës nuk ka nevojë vetëm për thirrje, por për aksion politik bashkëpunimi dhe integrimi. Presidenti i Republikës, duke e kthyer Kodin, u ka dhënë një shans partive të së majtës në përgjithësi dhe PS-së dhe PSD-së në veçanti, të ndërmarrin një qëndrim dhe rol të ri ndaj nevojës për bashkim. PS’91 vlerëson se ky shans është pothuajse i fundit për sa u përket mundësive të bashkëpunimit parazgjedhor”, - thuhet në këtë njoftim.