Pensionet, kur dhe si duhet te aplikosh
Te gjithe personat qe jane duke plotesuar moshen e daljes ne pension, mund te dorezojne prane Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqerore nje kerkese paraprake ne menyre qe daten e nderprerjes se marredhenies se punes te perfitojne menjehere pagesen e pleqerise. Keshtu, sipas ketij rregulli, aplikimi per pensionin duhet te nise pese muaj perpara se i interesuari te plotesoje moshen. Pikerisht per kete arsye ISSH-ja ka rikujtuar se, te gjithe personat qe u afrohet koha per te perfituar nje pension pleqerie, sipas ligjit nr.7703, “Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, mund te paraqesin kerkese me shkrim, qe 5 muaj para plotesimit te kushteve per pension, prane Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore te vendbanimit te tyre. Nje aplikim i tille do t’u jepte kohe te gjithe aplikuesve qe te perfitonin pensionin qe ne muajin e pare te plotesimit te moshes. “Per shkak te migrimit, te ndryshimit te vendeve te punes, te vendeve te banimit, kerkohet kohe per te verifikuar dokumentacionin. Ndaj nje aplikim i tille do t’i jepte kohe punonjesve qe te mblidhnin te gjithe dokumentacionin e nevojshem”, shprehet Drejtori i Drejtorise se Perfitimeve ne ISSH, Sabah Goci.
Ankimi
Krahas sqarimit te procedurave per perfitimin e pensionit, ISSH-ja ka percaktuar edhe kriteret se si nje qytetar mund te ankohet per masen apo edhe per probleme te tjera qe mund te kete hasur gjate procesit. Ne rast se nje qytetar nuk eshte dakord me ndonje element te caktimit te pensionit sic eshte shuma e pergjithshme e vjetersise ne pune, masa e pensionit etj. me te drejten qe i jep ligji 7703, ai mund te ankohet per vendimin e zyres se pensioneve ne Komisionin e Apelit te ngritur prane Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqerore. Sipas Sabah Gocit, drejtori i drejtorise se perfitimeve ne ISSH, masa e pensionit, percaktohet nga dokumentacioni qe ndodhet ne dosje. Nese aplikuesi mendon se eshte bere ndonje gabim, ai duhet t’i drejtoheni zyrtarisht ISSH-se, ku te parashtrohet ankesa, dhe te jape te dhena konkrete, si emri, mbiemri, numri i librezes se pensionit dhe rrethin ku eshte caktuar pensioni. Pas kontrollit te dosjes se pensionit, aplikuesi do te marre nje pergjigje te hollesishme si eshte vepruar per caktimin e mases se pensionit. “Nese merr pergjigje negative nga ky Komision ai ka te drejte te ankohet prane Komisionit Qendror te Apelit qe eshte ngritur prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore”, shprehet Goci, duke sqaruar se, ankesat e zgjidhura ne menyre te pafavorshme behen ne gjykate, nga e cila ceshtja zgjidhet perfundimisht.
Kategorite
Ne kategorine e pare ne pergjithesi perfshihen punet ne nentoke, ne ish industrite ushtarake, ne ish industrite kimike, aviatoret dhe shkriresit ne metalurgji dhe fonderi.
Ne kategorine e dyte, masivisht perfshihen mesuesit dhe pedagoget, ushtaraket me grada, si dhe punet drejtuese she shfrytezuese ne minierat ne siperfaqe, punonjesit e mekanizmave te renda (ekskavatoriste, buldozeriste, vinciere). Ndersa ne kategorine e trete futen pergjithesisht nepunesit dhe punonjesit e sherbimit. Sipas Gocit, per punet e kategorise se pare dhe te dyte, nga vjetersia e punes gjithsej qe kerkohet, 3/4 e saja duhet te jete e kryer ne pune te kategorise se pare dhe te dyte, me perjashtim te personave qe kane punuar ne miniera ne nentoke ose ne punime te tjera te nentokes, te cileve u kerkohet qe 1/2 e periudhes se punes te jete ne keto punime. “Kjo vjetersi duhet verifikuar nga aplikuesit, pasi shume prej minierave apo industrive kimike dhe ushtarake jane mbyllur dhe nje pjese te ish punonjesve te ketyre ndermarrjeve u eshte dashur te punojne ne pune te tjera, te cilat mund te mos perputhen me te njejten kategori si puna e meparshme”, shprehet Goci.
Pensionet, ja kategorite per pagesat e detyruara
Mjaft te vetepunesuar, ose te vetepunesuar qe punesojne edhe te trete ne punet e tyre, pavaresisht nga kohezgjatja e aktivitetit, perfshihen ne skemen e sigurimit te detyrueshem “I. vetepunesuari, i vetepunesuari ne ortakeri, i vetepunesuari qe puneson te trete ( me perjashtim te te vetepunesuarve ne bujqesi), duke filluar nga 1 shtator e vitit 2006 e ne vazhdim, derdh kontribute te detyrueshme per sigurimet shoqerore dhe shendetesore ne masen 33.2 per qind te pages mujore minimale, per efekt te llogaritjes se kontributit te sigurimeve,shoqerore e shendetesore”, shprehet drejtori i Drejtorise se Kontributeve ne ISSH, Naim Balluku. Sipas Ballukut, jane nje sere kategorish punonjesish qe perfshihen ne skemen e sigurimit te detyrueshem. Se pari perfshihen te gjithe te punesuarit me mandat kushtetues, te punesuarit e emeruar, te punesuarit me kontrate pune, pa ose me afat me me shume se 1 muaj e qe punojne me kohe te plote ose te pjesshme pune, per me shume se 24 ore ne jave. Kjo kategori punonjesish sigurohet ne menyre te detyrueshme ne keto dege sigurimi, per semundje, barrelindje, pensione, aksidente ne pune e semundje profesionale, papunesi dhe sigurim shendetesor. Pjese e skemes se sigurimit te detyrueshem jane edhe te punesuarit me kontrate pune, me ose pa afat, por me kohe te pjesshme pune, qe zgjat me pak se 24 ore ne jave. Kategoria e siperpermendur kategori punonjesish sigurohet ne menyre te detyrueshme ne nivel minimal ne keto dege sigurimi, barrelindje, pensione, aksidente ne pune e semundje profesionale si dhe sigurim shendetesor. Nderkohe pjese kesaj skeme jane edhe te punesuarit me kontrate pune, me afat me me pak se 1 jave gjate vitit, me kohe te plote ose te pjesshme pune. Kjo kategori punonjesish sigurohet ne menyre te detyrueshme ne keto dege sigurimi, aksidente ne pune e semundje profesionale si dhe sigurim shendetesor.
Administratoret dhe familjaret
Ne rast se pronaret e personave juridike ushtrojne funksione drejtuese, si administratore, apo cdo funksion tjeter, atehere ata trajtohen si te punesuar. Nderkohe edhe pjesetaret e papaguar te familjes, qe punojne e bashkejetojne me punedhenesin privat dhe te vetepunesuari, te cilet sigurohen ne nivel minimal per barrelindje, pensione dhe sigurim shendetesor jane te perfshire ne skemen e sigurimit te detyrueshem.
Pensioni, si mund te sigurohet nga pagesat vullnetare
Ekspertet e ISSH-se theksojne se, kur per nje arsye apo nje tjeter personat nuk jane te siguruar nga skema e sigurimit te detyrueshem, ata kane te drejten e sigurimit vullnetar. “Vazhdim vullnetar te sigurimit kane te drejte te bejne personat e interesuar te cilet jane larguar nga sigurimi i detyrueshem dhe nepermjet marreveshjes per kete fushe sigurimi, vazhdojne sigurimin per te gjitha deget e sigurimit te detyrueshem. Ata kane te drejte te paguajne kontribute deri ne nivelin maksimal, per perfitime deri ne nivelin maksimal”, shprehen ekspertet e deges se kontributeve ne ISSH, duke kujtuar se kjo kontrate vlen nese kontribuuesi e ka te pakten nje vit kontrate me keto pagesa. Nderkohe, drejtori Balluku ka saktesuar se, mbulim vullnetar te periudhave te kaluara kane te drejte te bejne personat e interesuar te cilet paguajne kontribute vullnetare per periudhat e kaluara dhe jo per vitin korent. Kontributi qe do te paguhet, do te jete ne masen e kontributit minimal ne kohen e pageses se tyre. Perfitimet ne kete fushe jane vetem per pension pleqerie, invaliditeti dhe familjar. “Por, sigurim vullnetar kane te drejte te bejne personat e interesuar te cilet nuk jane ekonomikisht aktive dhe sigurohen per vitin korent. Ata kane te drejte te paguajne kontribute deri ne nivelin maksimal, per te perfituar deri ne nivelin maksimal te pensionit te pleqerise, invaliditetit dhe atij familjar”, thekson Balluku. Nderkaq, ai ka shpjeguar se, nuk lejohet pagesa e kontributeve per periudhat e kaluara ne fushen e sigurimit te paaftesise se perkohshme ne pune, aksidentet ne pune e semundjet profesionale.