E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjysmohen makinat e policise

Pergjysmohen patrullat motorike te uniformave blu te kryeqytetit. Rritja e cmimit te karburanteve ne tregjet nderkombetare dhe ne Shqiperi, ka bere qe dhe Policia e Tiranes, te reduktoje levizjet dhe te zvogelojne ne maksimum konsumimin e karburanteve pasi cmimi i larte dhe konsumi i shumte ka bere qe policia e kryeqytetit te beje dhe “reformen”, ne mjetet motorike dhe levizjen e makinave. Lajmi eshte bere i ditur nga burime prane uniformave blu, te cilat kane treguar shqetesimin e tyre duke shtuar se, jane pergjysmuar makinat qe levizin dhe pjesa tjeter e efektivave levizin ne kembe duke sjelle dhe renie te vezhgimit te zonave. Nese ne nje komisariat ka pasur ne levizje gjate nje turni ishin 10 makina te policise, tani me ky numer ka shkuar ne pese duke sjelle dhe mos vezhgimin e plote te te gjithe zonave ku komisariatet e policise, e kane nen administrimin e tyre. Por kohet e fundit eshte vene re nje rritje e numri te ngjarjeve shumica prej te cilave jane, vjedhje, apo kanosje. Kjo gje vihet re dhe ne raportimet qe bejne komisariatit ne Drejtorine e Policise se Tiranes.

Burime nga uniformat blu kane bere te ditur pak dite me pare dhe konsumin qe kryen nje makine policie, e cila eshte ne te gjitha turnet. Burimet kane bere te ditur gjithashtu se per furnizimin e makinave me karburant, kryesisht benzine, eshte jane bere tendera, duke sjelle dhe rritjen e cmimit. Por nese tenderi i bere qe ne vitin 2007, karburanti kishte nje cmim me te ulet, fillimi i vitit 2008, ka sjelle rritje te konsiderueshme te cmimit te benzines, duke bere ne menyre te pashmangshme dhe reduktimin e levizjeve te makinave si dhe te numrit te patrullave motorike qe policia e kryeqytetit ka hedhur ne rruge, per ruajtjen e rendit. Sipas te dhenave, nje makine policie ne nje muaj ka te caktuar qe te harxhoje, nje shume prej 240 litrash benzine, qe ne nje llogaritje i bie 8 litra ne 24 ore, qe do te thote se ne gjate nje turni tete oraresh nje makine policie duhet te harxhoje me pak se 3 litra karburant. Kjo gje sipas te dhenave ne terren ka sjelle dhe minimizimin e levizjeve te efektivave te policise, vetem ne rastet kur ka ndodhur ngjarje.

Te pyetur ne lidhje me kete gje, efektivat e terrenit kane deklaruar se, kufizimi qe eshte bere ne furnizimin me karburante gjate koheve te fundit ka sjelle dhe nxjerrjen per patrullim ne kembe te shumices se efektivave te policise se kryeqytetit, duke bere qe kontrollet e zonave te behen me te rralla se me pare, kur makinat e policise patrullonin pothuajse cdo nje ore, nje zone te caktuar brenda komisariatit, qe e mbulonte. Kjo ka ardhe e gjitha si pasoje e rritjes se cmimit te karburanteve ne vend. Por nese nga njera ane eshte bere e ditur per uljen e numrit te patrullave motorike, burime nga policia e kryeqytetit kane bere te ditur se, eshte shtuar numri i efektivave qe ka dale ne terren, me qellim uljen e numrit te ngjarjeve dhe zbulimin e tyre sa me te shpejte, sidomos te numrit te vjedhjeve, qe eshte shqetesues gjate koheve te fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›