E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne mbledhjen e sotme te grupit debat per reformen

Grupi parlamentare i cili do te mblidhet diten e sotme pritet te kete ne qender te diskutimeve te tij edhe bashkepunimin me Partine Socialiste ne lidhje me reformen ne drejtesi. Keshtu pritet qe deputetet e ketij grupi parlamentare te japin propozimet e tyre ne lidhje me institucionet dhe pikat qe do te prek kjo reforme e rendesishme. Duke qene se kete jave mes demokrateve dhe socialisteve pritet te nisin edhe negociatat per ndryshimet ne kete sistem, deputeteve te PD-se do t’ju kerkohet edhe mendimi ne lidhje me ceshtje te vecanta dhe po keshtu do t’ju jepen edhe direktivat per kete reforme. Nga ana tjeter ne mbledhjen e sotme te grupit pritet qe te shpjegojet edhe permbajtja e draftit per reformen ne drejtesi dhe amendimet e pregatitura nga ministria e Drejtesise ne lidhje me kete reforme. Por ne mbledhjen e grupit pritet te kete edhe debate ne lidhje me ceshtje te ndryshme te kesaj reforme. Disa deputete te Partise Demokratike ne menyre te perseritur kane deklaruar ne media se ata nuk do te pranojne qe Prokuroria e Pergjithshme te kaloje ne varesi te pushtetit ekzekutiv, por duhet te qendroj si nje institucion i pavaruar i sistemit te drejtesise. Nga ana tjeter deputetet demokrate jane shprehur pothuajse nje zeri pro kufizimit te imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve te tjere te larte dhe kjo pjese e diskutimeve ne grup pritet te kaloje pa probleme. Nga ana tjeter ne mbledhjen e sotme te grupit parlamentare te PD-se pritet te diskutohet edhe per reformen zgjedhore, duke qene se se shpjeti pritet qe Kuvendi te nis nga puna per mendimin e Kodit Zgjedhor, pas miratimit te sistemit zgjedhor ne Kushtetute. Po keshtu ashtu si cdo te hene deputetet demokrate pritet ti bejne te ditura kryeministrit Berisha, njekohesisht kreut te PD-se edhe problemet qe lidhen me zonat e tyre elektorale dhe te kerkojne mbeshtetje per ti zgjidhur ato.

Prokuroria e Pergjithshme e pavaruar

Grupi parlamentare i Partise Demokratike pritet te debatoj edhe per ceshtjen e kontrollit te Prokuorise se Pergjithshme. Prej shume ditesh deputete te kesaj partie kane theksuar ne media se kjo reforme nuk duhet te prek pavarsine e ketij organi te rendesishem te drejtesise. Keshtu nje pjese e deputeteve te PD-se, si Dashnor Sulaj dhe Aldo Bumci kane theksuar se nuk do te ishte e udhes qe Prokuroria e Pergjithshme te kalonte ne varesi te ekzekutivit.

PD pro kufizimit te imunitetit

Deputetet e Partise Demokratike pothuajse nje zeri jane shprehur pro kufizimit te imunitetit te imunitetit te deputeteve. Ne menyre te vazhdueshme deputetet e PD-se kane theksuar se kjo eshte nje nisme shume e rendesishme per reformimin e politikes dhe krijimit te nje raporti te ri mes prokurorise dhe zyrtareve te larte. Dy vjet me pare ishin deputetet e grupit parlamentare te PD-se ata te cilet dolen ne mbrojtje te draftit per kufizmin e imunitetit te deputeteve.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›