E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scheffer: Marrëveshja e Komunovës, ndryshohet nga NATO

Bruksel -Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka deklaruar se Marrëveshja e Kumanovës, është një çështje politike dhe vendimi për të duhet të vendoset nga Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike. "Çfarëdo vendimi i NATO-s lidhur me këtë gjë, është çështje politike, që duhet të drejtohet në Këshillin e Aleancës Veri-Atlantike për të vendosur rreth saj. Në pajtim me këtë - që kjo çështje të zgjidhet suksesshëm kemi kërkuar nga Serbia që të na ofrojë detaje rreth ndryshimeve që kërkon, dhe t’i ofrojë arsyet përse duhet bërë një gjë të tillë. E kuptoj se pushteti juaj dëshiron ta bëjë këtë në një moment të përshtatshëm”, ka thënë Scheffer në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti".”
Marrëveshja së Kumanovës solli fundin e sulmeve të NATO-s kundër caqeve të Millosheviçit në vitin 1999. Ndërkohë, duke folur për rolin e UNMIK-ut, Scheffer tha se ai po kryen detyrat në mënyrë efikase për të krijuar një ambient të përshtatshëm dhe të sigurt në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›