PDU: Greqia të zgjidhë më parë çështjen çame

Sipas kësaj partie, nisur nga të dhënat zyrtare, dhe të konfirmuara dhe nga pala greke në komunikimet e saj me Lidhjen e Kombeve në vitet ‘30, në Breg, nuk ka minoritarë. PDU-ja thekson se shteti grek para se të ndërmarrë veprime të tilla, më parë duhet të lejojë që të kthehen në pronat e tyre shqiptarët e Çamërisë.
“Para se të ndërmarrë një akt të tillë Greqia, duhet të heqë të gjithë pengesat ligjore dhe jo ligjore që ndalojnë shtetasit e Shqipërisë të gëzojnë lirisht pronat e tyre në territorin grek, sipas nenit 15 të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, apo Protokollit të parë shtesë të Konventës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e njeriut”, thekson PDU-ja.
Më tej, kjo parti kërkon edhe nga qeveria shqiptare që të ndërmarrë hapat e saj për të ndihmuar çamët. “Edhe qeveria shqiptare duhet të hedhë hapat e duhur në ofrimin e asistencës për qytetarët e vet në respektimin e këtij neni, sipas Traktatit të miqësisë. Ne kërkojmë që të funksionojë sa më parë Komiteti mikst midis dy vendeve për çështjen e pronave dhe pasurive shqiptare në Greqi. Qeveria shqiptare dhe ajo greke duhet të respektojnë parimin e reciprocitetit të afirmuar në këtë Traktat”, thuhet më tej.
Duke bërë të ditur për një angazhim të mundshëm të OSBE-së në këtë drejtim, Partia për Drejtësi dhe Unitet, shprehet se kjo organizatë duhet të kontribuojë njësoj edhe për zgjidhjen e problemit të pronave të komunitetit çam, i cili përbën grupin kryesor të pronarëve. /S.Lleshi/Start/
2010-12-26 08:48
[