E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetja e ditës: “Ku ishte Edi Rama, kur në parlament zhvilloheshin negociatat për komisionin hetimor”

25-12-2010 / Gazeta 55

Orët e stërzgjatura të debatit në sallën e Kuvendit, për ngritjen e komisionit hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, e kanë bërë të duket grupin e deputetëve socialistë, si një tufë delesh pa dashin që prin kopenë. Jo vetëm kaq, por braktisja, dukshëm ka rënë në sy, kur Edi Rama ju refuzonte deputetëve të PS-së, aktin më minimal, të përgjigjes në celular, përballë këmbënguljeve të tyre, për “ti marrë një mendje kryetarit”.
Përkundër kësaj, Edi Rama, i njohur për “pasionin” e tij për SMS-të, nuk nguronte, t’u adresonte deputetëve të PS-së, sharje me anë të mesazheve telefonike.
Sjellja e Edi Ramës, është demonstrim i mosinteresim të tij, për ngritjen e ndonjë komisioni të mundshëm hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009.
Kjo “dëshirë” e Edi Ramës, e ka zanafillën, diçka më shumë se një muaj më parë, kur Prokuroria e Rrethit të Shkodrës, hapi kutitë e votimit në këtë qark dhe nga rinumërimi i tyre, u mësua se pretendimet më se një vjeçare e gjysmë të Edi Ramës, nuk qëndronin. Edi Rama, i ndërgjegjshëm, se edhe para këtij vendimi të Prokurorisë së Rrethit të Shkodrës, ishte mirinformuar për faktin se kauza e tij për “hapje kutish”, vetëm kutitë nuk synonte, por frenimin dhe pengimin e liberalizimit të vizave, kuptoi më se një muaj më parë, se as për këtë (frenimin dhe pengimin e liberalizimit të vizave), nuk ishte i zoti, tashmë i duhet një pretekst që të vazhdojë të zhurmojë.
Për aq kohë, sa këtë “aksion politik” Edi Rama, ua ka bërë të qartë, me mënyrat e tij, deputetëve të PS-së, nuk ndjen as detyrimin më të vogël moral, t’ju përgjigjet atyre, kur “i kërkojnë mendje”, nëpërmjet zileve të celularëve.
Sigurisht, kjo nuk e pengon Edi Ramën, që për ata që nuk e kuptojnë “hallin” e tij real, të adresojë SMS, fyese dhe ofenduese, sikurse nuk kanë munguar në një pjesë të konsiderueshëm celularësh të deputetëve të PS-së, në natën e gjatë të seancës parlamentare, midis të enjtes e të premtes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›