Kriza politike, PD: Rama binjakëzon dialogun me protestat

Deputeti i Partisë Demokratike Ilir Rusmali, deklaroi sot se Edi Rama po kërcënon me protesta ndërkohë që duhej të zbatonte rezolutën e KiE për tu ulur në tryezën e bisedimeve për dialog politik si dhe të ndërpriste bojkotin ndaj Parlamentit.
Rusmali tha se rezoluta e KiE kërkon para fillimit të negociatave mes partive, hyrjen e deputetëve të opozitës në Kuvend dhe ndërprerjen e bojkotit.
"Në daljen e tij të përditshme të ditëve të fundit, kryetari i Partisë Socialiste Rama është përpjekur të bëjë një lidhje, një binjakëzim midis nevojës për dialog politik dhe kërcënimit për protesta. Ky binjakëzim, kjo lidhje e dialogut me kërcënimin për protesta, është e papranueshme nga këndvështrimi i Rezolutës së Asamblesë KE", tha Rusmali.
Ai theksoi se si kryetar i delegacionit të Parlamentit shqiptar në këtë Asamble, ka dale përpara medias të konfirmojë pikërisht këtë fakt, faktin që kryetari i PartisëSocialiste me një interpretim të mbrapshtë, me vullnet të sëmurë, po shtrembëron mesazhin që na vjen nga Asambleja Parlamentare e KE ai po përpiqet përditë me kërcënim dhe me keqintepretim të përligjë bojkotin, si i mbështetur në Rezolutën e Këshillit të Evropës.
"Unë dua të përfitoj nga rasti që të tërheqë vëmendjen tuaj për mesazhin e Rezolutës së Asamblesë së KE që miratoi për Shqipërinë. Që në paragrafin e parë Rezoluta për Shqipërinë thekson se ky bojkot i zotit Rama i bën reformat e nevojshme shqiptare të pamundura.
Ajo thekson se kjo situatë, situata e bojkotit dëmton popullin shqiptar dhe ambicjet e tij për integrim evropian. Dhe ky është mesazhi i Asamblesë së KE", tha Rusmali.
Sipas tij, asambleja tregon që ndërmarja e bojkotit ka dëmtuar seriozisht funksionimin demokratik të intitucioneve shtetërore. Asambleja konfirmon faktin që bojkoti ka dëmtuar marëdhëniet e Shqipërisë me vetë Asamblenë, sikurse i bën thirrje Partisë Socialiste që të hëqë dorë nga bojkoti edhe në pikën kur i kërkon qeverisë që të krijojë një komisionin hetimor parlamentar.
"Edhe në këtë pikë Asambleja i kërkon zotit Rama dhe Partisë Socialiste, i kërkon me forcë opozitës të rikthehet në Parlament dhe të marrë pjesë në punime te veta.
Asambleja Parlamentare e KE në Rezolutën e saj në asnjë rrethanë, në asnjë rresht në asnjë fjalë të sja nuk bën lidhje mes dialogut politik me kërcënimin për portesta. Në asnjë rresht të saj në asnjë fjalë të saj, nuk ka mbështetur dhe nuk justifikon protestën.
Dhe jo vetëm kaq, por Asambleja Parlamentare në Rezolutën e saj thotë se negociatat nëpërmjet Presidentit të Republikës duhet të synojnë rivendosjen e dialogut politik, por edhe ti japë fund bojkotit të PS.