Partia Drejtësi dhe Unitet prezanton objektivat për vitin 2010

Partia Drejtësi dhe Unitet prezantoi në qytetin e Vlorës planin e saj të punës për vitin 2010. Sipas zyrës së shtypit, në këtë plan, vendosen piketat kryesore të organizimit të brendshëm të partisë dhe objektivat për këtë vit.
Gjatë takimit me drejtuesit e grupit nismëtarë të PDU-së në Vlorë, deputetët e Partisë Drejtësi dhe Unitet, kryetari Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri paraqitën objektivat kryesore të kësaj partie si në arenën e brendshme ashtu edhe në atë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve kombëtare shqiptare, e sidomos të çështjes çame.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi vendosi theksin mbi nevojën e organizimit të strukturave solide, të partisë me qëllim çuarjen para të aspiratës të partisë me profesionalizëm.
"Ne jemi nje Parti, qe ka nje kauz te madhe, nje kauz qe eshte e forte tek gjithseicili nga ne. Prandaj jemi me te motivuar. Por, qe te perballojme me sukses sfidat e ardhshme elektorale dhe te cojme perpara me cilesi e profesionalizem apiraten tone, Ne duhet ta kthejme PDU ne nje Parti moderne, te mireoragnizuar me struktura solide e hapesira per te kontribuar te gjithe. Tani eshte koha per ta filluar kete proces. Pasi ne treguam se c'dime te bejme, motivuam e ngjallem shpresen tek te gjithe anetaret e komunitetit tone e tek te gjithe Shqiptaret, PDU do jete parti e te gjithe Shqiptareve." - tha kryetari i partisë, Shpëtim Idrizi.
Ai parashtroi planin e punës me periudhë njëvjeçare, ku janë vendosur kushtet që duhet të arrijë partia, me qëllim që të mund të jetë në të ardhmen sa më afër objektivave të saj.
Idrizi prezantoi organigramën e partisë siç është vendosur nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, si edhe objektivat e punës për vitin 2010 të ndara si në aspektin e brendshëm të partisë, në atë politik kombëtar, si edhe në marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare.
Gjatë fjalës së tij, Idrizi theksoi se çështja çame është më afër zgjidhjes së vetë, dhe për kët u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, pa dallim origjine që të kontribuojnë aktivisht për këtë çështje.
"çeshtja çame jo vetem nuk mund te harrohet, por ajo e ka fituar luften me kohen, deshmitare e garant per kete jemi ne 300 mije shqiptaret e çamerise. Dhimbja dhe padrejtesia qe ju be 30 mije çameve sot eshte dhjetefishuar e transmetuar ne ADN tone, ajo eshte e gjalle ne 300 mije vete e do transmetohet brez pas brezi deri sa Kjo ceshtje te gjej Drejtesi - Miqte e mi sot eshte koha, Sot eshte plotesisht e mundur, e kjo eshte vetem ne doren tone, le te punojme e luftojme qe mos tja u leme si brenge femijeve tane çeshtjen Came , megjithese jam i bindur qe Ata do dine ta zgjidhin ndoshta me mire se ne." -është shprehur më tej Idrizi.