Vrasja e ish-atletit, ndalohet pronari i lokalit të vendngjarjes
Tiranë, 7 Shkurt NOA Pronari i lokalit pranë
të cilit ndodhi vrasja e mbrëmë e ish-atletit Hasan Rakipi, u ndalua pasditen e
sotme si autor i dyshuar i ngjarjes, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime nga
policia e Tiranës.
Avni Gaca, rreth 55 vjeçar, me banim në Kamzë,
ishte shoqëruar gjatë orëve të natës kurse sot iu pre urdhër-ndalimi pasi iu
ushtrua dhe një kontroll në banesën pranë lokalit.
Policia gjeti një sasi fishekësh por nuk
konfirmoi nëse ka gjetur armën me të cilën u krye vrasja e 56-vjeçarit Hasan
Rakipi.
Ende policia nuk ka dalë me një informacion zyrtar
mbi ndalimin dhe pistat që po heton ngjarjen.
e.r/NOA