E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI kundër regjistrimit me bazë feje dhe etnike

Partia për Drejtësi dhe Integrim shprehet kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Gjatë një takimi me mbështetësit e BDI-së në Fier, kryetari i saj, Tahir Muhedini e cilësoi si të parakohshëm këtë proces, pasi sipas tij, të dhënat mund të jenë fiktive, duke marrë parasysh se shumë emigrantë që jetojnë e punojnë në Greqi kanë ndërruar etninë dhe fenë e tyre.
Ndërkohë, Muhedini foli edhe për krijimin e partisë tjetër që përfaqëson popullsinë çame, PDU që drejtohet nga ish-deputeti socialist Shpëtim Idrizi.
Sipas Tahirit, partia e re e krijuar po saboton Partinë për Drejtësi dhe Integrim dhe po i bën një dëm të madh çështjes çame.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›