Tico Nga privatizimi perfituan vetem proneret
Reagim i zedheneses se Rulit
Privatizimi i ekspozites eshte bere ne favor te pronareve dhe asnje qytetari tjeter. Dokumentet zyrtare vertetojne se kjo prone eshte regjistruar ne emer te pronareve te ligjshem qe zoteronin 90 te truallit. Keshtu eshte shprehur dje Iva Tico zedhenesja e ministrit te Bujqesise Genc Ruli. Ajo ka reaguar keshtu edhe njehere ndaj deklaratave te Partise Socialiste e posacerisht te nenkryetarit te Grupit Parlamentar te saj Eduart Shalsi. Duke folur per pretendimet dhe akuzat konkrete Tico ka nenvizuar se cmimi i saj sado qe te vihet ne dyshim rrjedh nga ligji i vitit 2004 per kthimin dhe kompensimin e pronave. Ne mbeshtetje te qendrimit te saj zedhenesja ka prezantuar para mediave dokumentet konkrete.