E Diel, 1 Nëntor 2026

PE: Darka, për zgjidhjen e ngërçit

Parlamenti Evropian përmes një deklarate për shtyp bëri të qartë qëllimin e darkës në Strasburg. Qëllimi i darkës së sotme (të mbrëmshme) mes Ramës dhe Berishës në Strasburg është që të punojnë së bashku për zgjidhjen e problemeve aktuale politike në Shqipëri. Me një frazë të tillë, Parlamenti Evropian shpjegoi organizimin e tryezës që vuri përballë Sali Berishën dhe Edi Ramën në Strasburg, në prani të dy krerëve të dy grupeve parlamentare, PSE dhe PPE, dhe Komisionerit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Stefan Fule. Udhëheqësit e Parlamentit Evropian janë organizuar që të realizojnë këto bisedime, të cilat janë kyçe për zhbllokimin e situatës politike në Shqipëri, - thuhet në njoftimin përkatës të PE-së. Letra është nënshkruar nga dy prej drejtuesve më të lartë të grupeve parlamentare kryesore në Parlamentin Evropian, Joseph Doul (kreu i të djathtëve) dhe Martin Schulz.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›