E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE: Edi Rama, jo debat ne rruge Rozeta Rapushi

Opozita nuk mund ta zevendesoje debatin ne Parlament me ate ne rruge. Edi Rama duhet te marre pergjegjesine e tij. Keshtu u shprehen gjate diskutimit ne seancen e posacme per Shqiperine ne Parlamentin Evropian. "Opozita nuk mund te zevendesoje debatin ne Parlament me ate ne rruge. Ju zoti Rama, duhet te merrni pergjegjesine tuaj ne Parlament, te perfshiheni ne komision hetimore dhe te zbatoni rekomandimet per permiresimin e Kodit Zgjedhor. Rama tha se ai do te marre pjese ne zgjedhjet lokale dhe e mirepres kete. Ai ka marre kete keshille nga socialistet evropiane dhe shpresoj qe kjo te behet realitet", u shpreh eurodeputeti Gather. Nderkohe qe komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, beri te qarte faktin se Shqiperia eshte ne rrugen drejt anetaresimit Evropian dhe ka kushte per te permbushur. "Kush permbush kushtet, ben progres dhe mund te vazhdoje integrimin deri ne anetaresim, kush nuk permbush kushtet, ngadaleson negociatat duke shkuar ndoshta deri ne nderprerje. Por ne kete rast, ky do te ishte cmimi qe paguhet jo vetem nga politikanet, por edhe nga qytetaret", beri te qarte Fyle. Nga ana e saj, eurodeputetja Doris Pack, theksoi faktin gjate diskutimit se pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, per here te pare Partia Demokratike beri nje koalicion me tê majten, pra u bashkuan dy armiq, dhe kjo ishte nje premiere per Shqiperine. "Opozita e pranoi rezultatin e zgjedhjeve, por kur pa kete koalicion, filloi te kontestonte zgjedhjet. Opozita ka kerkuar hapjen e kutive. Ne asnje vend nuk mund te hapen kutite e votimit, pa ju drejtuar prokurorive dhe gjykatave", -theksoi Pack. Diskutimet vijuan gjate dhe eurodeputeti Antonio Cocian, tha se shpreson qe zgjedhjet lokale te spikasin per transparencen, drejtesine dhe legjitimitetin. Sipas tij, Rama ka thene se do te marre pjese dhe kjo do jete nje shans per te matur pjekurine politike dhe demokracine ne vend. Pati edhe nga ata eurodeputet, qe u shprehen pse jo edhe per sanksione, por ndaj politikes, jo qytetareve shqiptare. "Ndoshta duhet te mendojme sanksione, por edhe nese vendosim per sanksione, keto nuk duhet te prekin qytetaret. Ne nuk duhet te bejme asgje kunder qytetareve. Nuk mund te lejojme te abuzohet me fondet evropiane", u shpreh Marije Cornelissen. Ndersa Eduard Kukan, tha se ngerci politik ne Shqiperi, nuk duhet te behet me i madh. "Ajo per te cilen ne kemi nevoje, eshte qe Shqiperia te behet kandidate, por lideret politike duhet te tregojne vullnetin politik per t'i zgjidhur problemet ne perputhje me ligjet, shtetin ligjore dhe Kushtetuten, theksoi ai. Se fundmi Svoboda tha se Parlamenti Evropian duhet te percoje nje mesazh te qarte per politiken shqiptare. "Uluni ne tryeze dhe perpiquni qe zgjedhjet te jene te lira dhe tê ndershme. Ne nuk duam ta shohim Shqiperine te izoluar, por ne BE. Gjithashtu, ne duhet te sigurohemi, se te dyja palet do zbatojne rekomandimet e ODIHR-it dhe ne duhet te dergojme sa me shume deputete per monitorimin",-tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›