E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Kryeministri te flase per lidhjet e mbeses

Akuzat e opozites

Heshtja e Kryeministrit ndaj akuzave te opozites ka humbur elementin e diversionit. Permes anetares se Asamblese se Pergjithshme Megi Ajtyresa selia roze cdo dite ka mbajtur ne vemendje korrupsionin e qeverise duke zhvleresuar tekniken shperfillese te Kryeministrit. Me pyetje direkte Ajtyresa ka riperseritur apelin opozitar qe tanime vetiu shkon drejt emrit te Berishes. Si ka mundesi qe Sali Berisha nuk pergjigjet per lidhjet e mbeses se tij me organizaten kriminele mafioze italiane Sacra Corona Unita Si ka mundesi qe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nuk distancohet nga lidhja e kunatit dhe motres se saj me te birin e supermafiozit italian Prudentino Si ka mundesi qe Sali Berisha te jete kaq i pafytyre sa nuk guxon te ktheje pergjigje e te distancohet nga keto lajme te dites... deklaroi dje Ajtyresa. Opozita kerkon nje pergjigje nga Kryeministri i Shqiperise i cili me heshtjen e vet teksa deshmon sikletin ku ndodhet njekohesisht refuzon te njohe pergjegjesite politike qe ka. Mbajtja ne detyre e ministres Bregu mbetet deshmia me e qarte te pakten e absurditetit politik dhe e mungeses se moralit perballe qytetareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›