E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu Opozita po akuzon se nuk pranon humbjen ne zgjedhje

Kryetari i PR-se flet per riorganizimin e se djathtes

Opozita po ben prokurorin dhe gjykatesin per shkak se ajo nuk pranon se ka humbur zgjedhjet e shkuara parlamentare. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje ministri i Mjedisit njekohesisht kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu ne lidhje me akuzat e fundit qe po bejne eksponentet e opozites ndaj perfaqesuesve te mazhorances dhe te qeverise. Opozita po ben sot prokurorin e gjykatesin dhe kjo rrjedh nga mospranimi i zgjedhjeve te shkuara parlamentare theksoi Mediu gjate nje takimi me perfaqesues te partise qe drejton. Por nga ana tjeter kreu i republikaneve theksoi se ne keto kohe kur pak muaj na ndajne nga zgjedhjet e ardhshme lokale mazhoranca duhet te jete me e bashkuar. Ne kete kuader aleati i PD-se ne qeverisje Fatmir Mediu theksoi se ishte e udhes qe ne keto momente te kishte nje ridimensionim te se djathtes gje do te kishte nje ndikim te mire ne zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›