Meta PS nuk iu pergjigj SHBA-se me gjykaten administrative
Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka akuzuar dje opoziten se po pengon procesin e integrimit te vendit dhe se nuk po i pergjigjet thirrjes per bashkepunim. Vetem pak dite me pare opozita bllokoi ligjin per gjykaten administrative nje program i rendesishem i financuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe nga ato te Bashkimit Europian dhe eshte per te ardhur keq qe opozita jone iu pergjigj negativisht thirrjes per te bashkepunuar. Jo vetem duke demtuar interesat e qytetareve dhe taksapaguesve shqiptare por edhe krijimin e institucioneve te nevojshme per te miren e qytetareve eshte shprehur kreu i LSI-se gjate nje takimi te organizuar dje ne Lushnje me anetaret dhe simpatizante te kesaj partie. Me tej Meta ka deklaruar se angazhimi i Levizjes Socialiste per Integrim eshte permiresimi i klimes se biznesit dhe pershpejtimi i reformave rregullatore ne sherbim te tij. Nderkohe po dje kreu i LSI-se ka udhetuar drejt Elbasanit ku ka zhvilluar nje tjeter takim me simpatizante te partise se tij ne kete qytet. Tema kryesore e fjalimit te Metes ka qene bojkoti i opozites per ligjin e gjykates administrative. Ne jemi krenare qe pas nje viti jane permbushur te gjitha detyrimet ndaj Bashkimit Europian ne menyre qe te gjithe qytetaret e Shqiperise qe kane nje pasaporte biometrike te udhetojne ne te gjithe Europen pa viza dhe pa u rropatur ne radhet e gjata dhe te pafund te ambasadave te huaja ne Tirane ka deklaruar Meta duke shtuar sene do te permbushim me pergjegjesi cdo detyrim ndaj vendit ndaj programit tone ndaj premtimeve tona. Ne jemi ne koalicion me Partine Demokratike por kemi treguar qarte qe ashtu sikunder ju permbahemi marreveshjeve ashtu sikurse ju permbahemi rregullave te lojes po keshtu ne asnjehere nuk mund te bejme veprime apo iniciativa te cilat mund te vene ne diskutim integrimin europian te vendit. Ne ketu ju bejme thirrje te gjitha forcave politike ne vend dhe ne menyre te vecante lidershipit te PS-se qe per shkak te axhendes personale te kryetarit te saj te mos shumezoje me zero te gjithe kontributin qe PS-ja ka dhene per dy dekada per integrimin e vendit ne NATO dhe ne BE. Sipas Metes veprimi me i fundit i mosvotimit te ligjit per gjykaten administrative tregon miopine ne te cilen eshte zhytur lidershipi i PS-se i cili nuk shikon pertej interesave te ngushta te tij. Nderkaq kreu i LSI-se u eshte pergjigjur edhe thirrjeve te fundit te PS-se per rinisjen e protestave. Kerkojne transparence po transparencen e kujt kerkojne Te zgjedhjeve qe bene vete te kodit qe bene vete te kutive qe hapen vete numeruan vete firmosen vete dhe vulosen veteE kerkojne rinumerimin perseri per te denuar komisioneret e tyre nderkohe qe ju eshte thene zoterinj shkoni ne Gjykaten Kushtetuese shkoni ne Komisionin e Venecias dhe ne rast se merrni te drejten atehere te behet rinumerimi edhe per te ndryshuar rezultatin dhe te uleni ne vendin e qeverise qe eshte sot ka shtuar Meta duke shpjeguar se u duhen vetem 23 firma deputetesh per te vene ne levizje Gjykaten e Kushtetuese.
Matilda Troka Besim Dybeli