Pasurite e 50 zyrtareve me te larte ne vend nen hetim
Ne mesin e muajit shtator Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ILDKP ka nisur edhe proceduren e kontrollit te plote per te gjithe zyrtaret e larte te shtetit shqiptar. Inspektori i Pergjithshem i ILDKP Adriatik Llalla firmosi rreth dy jave me pare edhe urdhrin per nisjen e kontrollit te plote per 50 subjekte ne zbatim te ligjeve per transparencen dhe kontrollin e pasurive te zyrtareve te larte. Lista e pushtetareve ndaj te cileve tashme ka nisur edhe kontrolli i plote i pasurive te tyre nis me Kryeministrin e vendit Sali Berisha dhe zevendeskryeministrin Ilir Meta si dhe perfshine te gjithe ministrat e qeverise zevendesministrat drejtuesit e enteve dhe autoriteteve te rendesishme shteterore. Po keshtu pjese e listes per kontrollin e plote te pasurise eshte edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi. Nga ana tjeter lista nuk harron te perfshije edhe drejtuesit e larte te sistemit gjyqesor ne Shqiperi. Gjate kryerjes se kontrollit te plote te pasurise Inspektorati i Larte ka te drejte te shfrytezoje te dhenat e nevojshme ne te gjithe aparatin shteteror e publik dhe ne personat juridike publike e private. Po keshtu me kerkese te inspektorit te Pergjithshem bankat e nivelit te dyte dhe subjektet e tjera qe ushtrojne veprimtari bankare dhe financiare ne Republiken e Shqiperise detyrohen te japin te dhena per depozitat llogarite dhe transaksionet e kryera nga personat qe sipas ketij ligji kane detyrimin per deklarim. Keto subjekte jane te detyruara te vene ne dispozicion te gjitha te dhenat e kerkuara brenda 15 diteve nga paraqitja e kerkeses me shkrim nga inspektori i Pergjithshem.