E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE: Lajme te mira, nese politika punon Rozeta Rapushi

Rikthimi i opozites ne institucione, pershendetet gjeresisht nga deputetet e Parlamentit Evropian. Pas Eduard Kukan, dje vleresuan rikthimin e te majteve ne Kuvend edhe Doris Pak e Tanja Fajon. Sipas tyre, tashme politika duhet te punoje vetem per reformat e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Nderkohe, qe u shprehen se nese Shqiperia tregon pjekuri me dialogun politik, mund te kete lajme te mira. "Nese Shqiperia tregon pjekuri me dialogun politik, mund te kete lajme pozitive, por kjo eshte pergjegjesia e politikaneve dhe duhet te presim frytet", tha dje eurodeputetja Tanja Fajon, e cila nje lajm te mire, vleresoi edhe rikthimin e opozites ne Kuvend. Ndersa eurodeputetja Doris Pak, u shpreh se shpreson qe me ne fund opozita ta mbaje premtimin dhe te bashkepunoje per reformat. "Opozita premton se do te punoje per integrimin evropian te vendit. Ky eshte nje lajm i mire dhe shpresoj se ata do te mbajne premtimin e dhene. Integrimi i sherben interesit te qytetareve shqiptare, ndaj ne kemi thene dhe vitin e shkuar, qe qeveria dhe opozita te punojne seriozisht per kete. Eshte per tu pershendetur dhe shpresoj, qe te ndodhe realisht", u shpreh Pak, ende disi mosbesuese. Sipas saj, nuk eshte asnjehere vone per te ndryshuar rrjedhen e ngjarjeve. Eurodeputetja u shpreh optimiste se nese socialistet fillojne te bashkepunojne tani, kjo tregon reflektim dhe kjo eshte gje e mire. "Nese ata nuk do te fillonin tani, atehere do te ishte nje marrezi, por ata nuk jane te marre. Ata e kane kuptuar qe nese duan te mbeshteten nga Bashkimi Evropian, ata duhet te kryejne detyren per te cilen jane zgjedhur nga votuesit shqiptare. Per mua eshte nje fillim i ri, ndoshta nje epoke e re dhe te dyja palet duhet te fillojne tani te zbatojne agjenden evropiane", shtoi Doris Pak. Eurodeputetja theksoi faktin se edhe nese Shqiperia nuk e merr statusin, te pakten te dyja palet po punojne per kete status. Ndaj ajo theksoi se kurdo qe te fitohet statusi, kjo mund te behet vetem nese te dyja palet bashkepunojne per kete qellim. "Nuk ka rendesi se cili eshte ne pushtet. Integrimi eshte ne interesin e qytetareve shqiptare dhe kjo duhet te merret ne konsiderate nga te dyja palet", tha eurodeputetja Doris Pak. Nderkohe qe Tanja Fajon tha se fakti qe opozita shqiptare eshte ne parlament, eshte nje nga lajmet me te mira te marre nga Shqiperia gjate muajve te fundit. "Eshte nje hap shume pozitiv per rivendosjen e dialogut ne Parlamentin shqiptar. Te gjitha palet duhet te angazhohen per nje dialog konstruktiv per te ardhmen e Shqiperise. Eshte shume e nevojshme qe Shqiperia te vazhdoje perafrimin ne Bashkimin Evropian permes nje dialogu te shendoshe dhe te vazhdueshem. Ky eshte nje hap shume pozitiv", u shpreh Fajon. Ndersa ne lidhje me te ardhmen e Shqiperise ne BE, Fajon tha se ne Parlamentin Evropian diskutohet vazhdimisht per te ardhmen e Ballkanit. "Kur vjen puna tek Shqiperia, ka patur shume shqetesime ne te shkuaren. Shpresoj, qe dialogu ne Parlamentin shqiptar, vendi ku deputetet jane zgjedhur drejtperdrejt nga populli, do te ndihmoje per te perforcuar integrimin evropian te Shqiperise. Eshte shume e rendesishme qe te gjitha palet te perqendrohen ne strategjine e integrimit dhe te zbatojne te 12 rekomandimet e Komisionit Evropian", theksoi ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›