Qeveria: te zhduken varrezat e makinave Sonila Isaku
Se shpejti vendi yne do te hyje ne ato shtete qe nuk do te perdorin qeset plastike, por ato te letres. Kjo eshte nisma me e fundit e ndermarre nga Qeveria, nderkohe qe Ministria e Mjedisit eshte duke hartuar projektligjin per menyrat dhe kufizimet e perdorimit te tyre. Ky fakt eshte bere i ditur paraditen e djeshme gjate mbledhjes se qeverise nga vete kreu i ekzekutivit.
Projektligji
Qeveria do te ndaloje perdorimin e qeseve plastike ne republiken e Shqiperise. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se kabinetit qeveritar. Berisha i kerkoi ministrit te mjedisit, Fatmir Mediu te sjelle menjehere projektligjin ne qeveri. "Zoti minister, une pres vendimin per ndalimin e perdorimit te qeseve plastike ne republiken e Shqiperise. Ku hedh syte, ato te dalin si kartolina turpi. Une u bej thirrje mediave, shkollave, arsimtareve, mjekeve, infermiereve, qytetareve ta bejme kete nje ceshtje kryesore te jetes sone te perditshme. Perse ta shemtojme mjedisin tone, perse te paraqitemi para te tjereve se ne nuk jemi ata qe duhet te jemi! Nuk ka vend me te bukur mbi harten e tokes se ky, nuk gjendet nje vend tjeter si ky dhe e "zhgarravisim" me plehra" eshte shprehur Berisha. Sipas tij, pergjegjesit kryesore per zbatimin e ketij ligji do te jene kryetaret e komunave dhe bashkive. Ne rast se ata deshtojne, do te kete masa administrative, deri ne shkarkim nga detyra. "Kryetaret e komunave dhe bashkive do te kene sanksione nga me te rendat gjer edhe ne shkarkim ekzekutiv nga detyra, ne qofte se nuk marrin masa per mirembajtjen e territorit te tyre" ka pohuar Berisha. Sipas tij, nese kryetaret e njesive vendore nuk marrin masat e duhura do te kete penalitete qe nisin nga heqje te rroges personale, verejtje e deri ne shkarkim nga detyra.
Makinat
Nje tjeter projektligj i cili do te hartohet nga Ministria e Ekonomise ka te beje me pastrimin e territoreve nga grumbullimi i mbetjeve urbane dhe varrezat e makinave. Kryeministri paralajmeroi se eshte ndertuar nje platforme ne te cilen parashikohet zhdukja e varrezave te makinave. "Nje nga problemet e medha jane kodrat e ndryshkut qe jane ngritur kudo nga automjetet e hedhura. Ato do zhduken me shpejtesi te madhe. Ministria e Mjedisit bashke me ministrine e Ekonomise, kane perfunduar nje platforme, por kusht kryesor do jete zhdukja e tyre"- tha Berisha. Sipas tij, secili individ duhet te mendoje se cfare do te beje me veturen e tij, ne rast se ajo eshte e paperdorshme dhe jashte funksionit. "Cfare do te besh me veturen tende kur do ta hedhesh, ta thote ligji se cfare rruge do te ndjekesh, po e shkele ligjin ne menyre absolute do te penalizohesh me vleren e saj te plote. Nuk ka gje me anormale qe nje mjet te rendesishem tendin ta shnderrosh ne nje mjet, fatkeqesi per te tjeret, ndryshku, helmesh etj" ka nenvizuar kreu i qeverise. Sipas tij, keto ligje dhe platforma do te perfundojne sa me shpejt se hartuari per tu vene ne funksion, ne menyre qe vitin e ardhshem sezoni turistik te kete nje tjeter pamje persa i perket ceshtjes se ndotjeve urbane.