Hyseni/ Në Bruksel, në konferencën e ministrave të jashtëm
Ministri i Punëve të Jashtme të kosovës, Skender Hyseni, ndodhet në Bruksel, për të marrë pjesë në konferencën e ministrave të jashtëm, e përkatësisht në samitin "Bashkëpunimi ndërmjet BE-së- Mesdheut- Gjirit Persik, për çështjen e energjisë së ripërtërishme". Në samitin në fjalë i cili fillon sot, ministri Hyseni merr pjesë me ftesë të komisioneres së BE-së për marrëdhënie me jashtë, Benita Ferrero- Waldner.
Në Bruksel, ministri Hyseni do të ketë takime të shumta me zyrtarë të Komisionit dhe Parlamentit Europian si dhe të Aleancës Veriatlantike, NATO. Të premten, ministri Hyseni do të ketë një takim të veçantë me ministrin e jashtëm të Mbretërisë së Belgjikës, Ives Leterme.