E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE: PS te rrije ne Kuvend, beni reformen zgjedhore Rozeta Rapushi

Dy iniciatoret e uljes ne takim te Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te opozites, Edi Rama, kreu i grupit parlamentar te Partive Socialdemokrate ne Parlamentin Evropian, Martin Shultz dhe ai i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, u ben thirrje lidereve shqiptare per zgjidhjen e krizes ne respektim te plote te Kushtetutes. Ne nje deklarate per shtyp, dy personalitetet, bene thirrje gjithashtu qe opozita te mos bojkotoje me Kuvendin dhe te realizohen reformat e rendesishme te kerkuara nga Bashkimi Evropian. “Ne theksojme, se bashku me Keshillin Evropian, qe eshte pergjegjesi e Qeverise se Shqiperise se bashku me opoziten per te gjetur menjehere, ne menyre transparente dhe ne respektimin e plote te kushtetutes shqiptare, zgjidhje per te ngecjes aktuale dhe rruget per te ecur perpara”, shprehen qarte Daul dhe Shultz. Po keshtu, ne menyre te drejtperdrejte, ata i kerkuan opozites shqiptare, te qendroje ne Parlament ne menyre qe te vijojne detyren e tyre si te zgjedhur nga populli. “Ne te njejten kohe, ne presim te Qeverise per te punuar se bashku me opoziten me qellim realizimin e nje reforme ne sistemin zgjedhor dhe procedurat parlamentare”, theksuan nderkombetaret. Ata shpresojne qe udheheqja politike shqiptare, te kuptoje mire se tejkalimi i kundershtimeve aktuale politike, eshte vendimtar per ecurine e integrimit evropian te vendit dhe per promovimin e aspiratave te qytetareve shqiptare drejt Evropes. Ne kete kuader si Shultz ashtu edhe Daul, shprehen keqardhjen e tyre per faktin qe Berisha dhe Rama nuk arriten te kapercejne mosmarreveshjet e tyre ne tryezen e organizuar ne Strasburg dhe se aktualisht po tregojne se nuk jane ne gjendje te ndermarrin hapa te metejshme, te domosdoshme drejt permbushjes se ambicies evropiane te vendit. “Ne do te vazhdojme te mbeshtesim rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian, mbi bazen e kritereve te Kopenhages si dhe kritereve te tjera te percaktuara ne konkluzionet e Keshillit Evropian ne konsensus, per zgjerimin”, thane nderkombetaret, duke shtuar se palet kundershtare, nuk kane arritur ne nje konsensus edhe pse u takuan me nje ekip keshillues te posacem. Dy lideret evropiane sqaruan se iniciativa e tyre e zhvilluar ne 20 maj, u ndermor per te ndihmuar si qeverine shqiptare dhe opoziten per te kapercyer dallimet e tyre politike pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare me 28 qershor 2009.
Takimi ne Strasburg, lideret partiake me qendrime te kunderta
Ne mbyllje te darkes ne Strasburg, Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozites, Rama shprehen qendrime te kunderta ne lidhje me zgjidhjen e ngercit 1 vjecar politik. Berisha tha se ne tryezen e ndermjetesuar nga nderkombetaret, spikati qartesisht vendosmeria se Shqiperia duhet te zgjidhe ngercin politik, ne respektim te plote te Kushtetutes, ligjeve dhe vendimeve te gjykatave ne vend. Nderkohe qe kreu socialist, beri te qarte se transparence te zgjedhjeve pa hapjen e kutive te votimit, nuk mund te kete. Nje gje qe sipas tij, mbeshtetet dhe nga nderkombetaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›