Rama Qeveria keqperdori policine. Hetim i paster per zbardhjen
Kryetari i opozites Edi Rama ka riperseritur akuzen e vrasjes se demonstruesve nga policia qe sipas tij u keqpërdor nga pushteti. Rama tha se demonstruesit nuk ishin te paarmatosur dhe as te rrezikshem, duke i drejtuar serish pyetjen kreun te qeverise.
"Ku je Sali? Ku i ke provat e ndyrësive që nxore nga goja për opozitën, drejtuesit e saj, mua personalisht duke na akuzuar si vrasësit e të vrarëve që në fakt ashtu sic e pa mbrëmë Shqipëria me zë e me figurë dhe sic sot po e sheh gjithë bota, janë viktimat e pucllëkut të pakufishëm të pushtetit tënd të marr fund. Ku je Sali? Provat rrënqethëse të nxorrën lakuriq, e ke qejf të madh këtë fjalë, po lakuriq nate ama, krijesë e vdekur që nuk sheh dot dritën, nuk ballafaqohesh dot me të vërtetën e nxjerr në dritë, nuk i reziston dot tundimit primitiv për të dhunuar këdo që thotë se nuk jeton dot në errësirën tënde", tha Edi Rama, kreu i PS.
Rama serish iu drejtua kryeprokurores Ina Rama te hetoje ne menyre te paanshme, per te treguar se sipas tij per here te pare ne kete vend funksionon drejtësia, cka sipas tij eshte bere shkaku perse Shqiperia riperjeton te tilla ngjarje.
"Përsëris po ashtu thirrjen për Prokurorën e Përgjithshme, një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur, është më shumë se asnjëherë një emergjencë për interesat kombëtare. Ne e presim atë me qetësi dhe me shpresë pas dëshmisë së pastër e rrënqethëse. Unë i bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm të policisë të mos bëhet pjesë e skenarit ogurzi të orkestruar nga Saliu, të vënë në jetë nga Lulëzim Basha dhe garda e një republike të marr peng nga badigardë, horra dhe injorantë të shpurrës së Saliut që qëllonin mbi mish njeriu në mes të Europës si në një pyll pa zot dhe as frymë njeriu. Cdo abuzim me ata 113 njerëz po shënohet dhe do dënohet. Herët ose vonë nga një drejtësi e drejtë e lirë dhe e pavarur që do fillojë me fundin e këtij regjimi kusarësh e matrapazësh", tha Rama.
Menjehere pas kësaj deklarate kreu i opozites, deputete te saj dhe qytetare te mbledhur perpara selise se partise me te madhe ne opozite jane nisur drejt bulevardit ku nje dite me pare u zhvillua demonstrata, e cila pati si pasoje tre viktima. Te mandatuarit e Partise Socialiste dhe kryetari i saj kane ecur ne kembe pergjate bulevardit dhe jane ndalur ne tre pikat ku edhe humben jeten tre demonstrues, duke vendosur kurora me lule. Homazh ne vendet ku humben jeten demonstruesit kane bere edhe aktiviste te levizjes "Mjaft".
Rovena Mocka