E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet politike per demonstraten

Partia Demokratike akuzoi Edi Ramën se i kujtoi shqiptarëve '97. Komentet kanë ardhur nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi. “Edi Rama eshte pergjegjes per ate qe ndodhi dje ne Tirane", deklaron Ilir Meta, i cili akuzoi direkt kryetarin e  PS-se se rekrutoi kriminele per organizimin e aktit qe ai e quan grusht shteti. Edhe kryetari i Aleances Demokratike Neritan Ceka denon dhunen ne demostraten e opozites duke akuzuar direkt Edi Ramen i cili sipas tij, prej kohesh pergatiti kete skenar duke organizuar grupe kriminale per ti perballur me policine.

"Edi Rama është i vetmi përgjegjës për atë që ndodhi, por dhe për atë që nuk ndodhi në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', përballë selisë së kryeministrisë, sepse ai është organizatori dhe frymëzuesi i asaj demonstrate monstër që përmes një shfrimi të paparë urrejtjeje tentoi të përmbyste me gjak dhe me armë, me gurë dhe me hunj, me bomba molotov dhe tritol raportet politike që solli vota e lirë e qytetarëve të këtij vendi. Për ne jeta e cdo shqiptari është shumë e cmuar. Humbja e tre jetëve është shumë e rëndë dhe une u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të atyre që u vranë dje për llogari të Edi Ramës, por më e rëndë se kjo është vrasja e qetësisë dhe e shpresës së një shoqërie të lirë", tha Astrit Patozi, kreu i grupit parlamentar të PD-së.

"Dje nxorri fytyrën e vërtetë përmes kriminelëve që goditën për orë të tëra institucionet dhe forcat e rendit, duke i kërkuar këtij bastardi që nuk ka më asgjë politike, dhe e zëvendësoi PS me krimin e organizuar dhe me krimin ordiner, i cili gjakosi, dogji dje Tiranën, që të heqë dorë njëherë e mirë nga shantazhet ndaj institucioneve të shtetit. Ta dijë mirë se nuk mund të marr pushtet me dhunë, as Edi Rama dhe askush tjetër në Shqipëri, aq më tepër me falangat e krimit të organizuar dhe atij ordiner", tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.

"Aleanca Demokratike" dënon në mënyrën më të vendosur, mënyrën e dhunshme të zhvillimit të demostratës së organizuar dje nga PS. Kjo nuk ishte aspak një dhuën spontane, por një veprim politik anarkist i përgatitur prej disa javësh nga lidershipi i kësaj partie. Prokuroria shqiptare duhet të identifikojë të gjithë autorët e këtyre sulmeve dhe ti vërë ata përpara drejtësisë. Gjithashtu ne kërkojmë që të shqyrtohen me rreptësinë e ligjit të gjitha rastet e përdorimit të panevojshëm të dhunës nga ana e policisë", tha Ceka.

"Partia Republikane iu shpreh ngushëllimet më të  sinqerta familjeve t viktimave dhe i kërkon gjithë qytetarëve shqiptarë pa dallim politik të dënojnë këto akte të papërgjegjshme dhunr. PR i bën thirrje PS-së si forcë kryesore politike në opozitë që të marr përgjegjësitë e saj për të analizuar atë që ndodhi dhe të parandalojë përsëritjen e situatave të tilla që vijnë në dëm të gjithë shqiptarëve pavarësisht nga arritjet e tyre politike. Ne i kërkojmë prokurorisë të zhvillojë hetimet për të gjithë aktet e paligjshme të ditës së djeshme", tha Olsi Baze, PR.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e shtunë , 22 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›