Wolfarth: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, një lajm i mirë
15/06/2011 OSBE: Shqyrtimi i barabartë i të gjitha votave, mënyra më e ndershme
KORÇË- Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është një lajm i mirë, sepse shqyrtimi i barabartë i të gjitha votave të hedhura nga qytetarët shqiptarë është mënyra më e ndershme. Kështu u shpreh dje kreu i misionit të ODHIR-it në vendin tonë, Eugen Wolfarth, nga Korça, gjatë një takimi që ai zhvilloi me kryetarin e bashkisë së këtij qyteti, Niko Peleshin. Pas përfundimit të takimit, ambasadori i OSBE-së, në lidhje me vendimin e marrë mesnatën e së hënës nga Kolegji Zgjedhor, u shpreh se “Kolegji Zgjedhor vendosi rishqyrtimin edhe një herë të përmbajtjes së kutive. Mendoj se është një lajm i mirë për të rishqyrtuar dhe trajtuar në mënyrë të njëjtë të gjitha votat e hedhura nga qytetarët. Një shqyrtim i barabartë dhe i njëtrajtshëm i të gjitha votave është mënyra më e ndershme për të parë se cili ishte vullneti i qytetarëve më 8 maj”. Sa i përket takimit të djeshëm, bashkëbiseduesit u përqendruan kryesisht te procesi zgjedhor dhe te reforma zgjedhore që duhet të fillojë së shpejti. Në këtë këndvështrim palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre, duke u shprehur se nisja e reformës zgjedhore mbetet e domosdoshme. Për ambasadorin Wollfarth ardhja e tij në qytetin e Korçës ishte vizita e tij e parë, nga ku u njoh nga afër me mundësitë që ka ky qytet për zhvillimin e tij dhe projektet që janë duke u realizuar.
Ndërkohë, nga ana e tij kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, bëri të ditur takimin dhe bisedën që kishte pasur me ambasadorin e OSBE-së, Eugen Wolfarth. “Ishte një takim shumë i rëndësishëm për ne, tha Peleshi, sepse OSBE-ja, ambasadori i saj është një partner shumë i rëndësishëm edhe për qytetin e Korçës, ashtu si për gjithë Shqipërinë. Ne kemi disa eksperienca të suksesshme, vuri në dukje Peleshi, siç është qendra e shoqërisë civile, të cilën e kemi iniciuar së bashku me OSBE-në dhe tashmë funksionon më së miri për të kuptuar rolin e shoqërisë civile në qytet. Ndamë mendime për procesin zgjedhor që lamë pas dhe reformën zgjedhore, që me sa duket duhet të fillojë në Shqipëri; dhamë këndvështrimin tonë për të dhe për procesin zgjedhor që sapo lamë pas. Gjithashtu i bëmë të njohur ambasadorit edhe potencialin ekonomik të zhvillimit të Korçës dhe projektet e mëdha që jemi duke zbatuar, meqenëse për të ishte vizita e parë në këtë qytet.
Vepror Hasani