Fajon: Kujdes ndaj pengesave të panevojshme në lëvizjen e lirë
10/03/2010 Parlamenti Evropian diskuton për liberalizimin e vizave
Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon ka deklaruar dje, gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian zhvilluar në Strasburg, se Brukseli zyrtar duhet të mënjanojë çdo lloj pengese për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. E njohur si një mbështetëse për heqjen e vizave mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit, Fajon theksoi se institucionet përgjegjëse për marrjen e këtij vendimi duhet të vlerësojnë mirë vendimmarrjen e tyre dhe të jenë të kujdesshme ndaj pengesave të panevojshme në lëvizjen e lirë. Mësohet se komisionerja për Çështjet e Brendshme të Komisionit Evropian, Cecilia Mallstrom, është shprehur dakord me vërejtjet e paraqitura nga europarlamentarja Fajon. Eurodeputetja sllovene përcolli qëndrimin e saj gjatë diskutimeve mbi ndryshimet në rregulloren për Konventën e zbatimit të marrëveshjes “Shengen”. Ndërkohë, zyrtarë të ndryshëm të vendeve anëtare të BE-së kanë lëshuar deklarata të fuqishme, në të cilat shprehin shqetësimin për dyndjet e qytetarëve maqedonas dhe serbë pas liberalizimit të vizave mes këtyre shteteve dhe BE-së. Reagimet erdhën si pasojë e faktit se pas heqjes së vizave me këto vende u ndje një rritje e madhe e numrit të azilkërkuesve në Belgjikë dhe Gjermani. Megjithatë, është kërkuar që kjo situatë nuk duhet të pengojë procesin e liberalizimit me Shqipërinë dhe Bosnjën. Në adresë të Komisionit Evropian janë shtuar kërkesat zyrtare nga Parlamenti Evropian, për të marrë një vendim të shpejtë për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën.
Projektrezoluta
Deputetët e PS-së mungojnë gjatë diskutimit në komisione
Komisioni parlamentar i Integrimit dhe ai i Politikës së Jashtme kanë miratuar dje projektrezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ku theksohej mbështetja për liberalizimin e vizave. Por në mbledhjet e veçanta të dy komisioneve ka munguar opozita, e cila theu bojkotin parlamentar dhe përcaktoi deputetët e saj në komisionet e ndryshme. Gjatë mbledhjeve, nga ana e deputetëve demokratë është shprehur keqardhja për mungesën e ligjvënësve të majtë. Drejtuesi i komisionit të Jashtëm, Fatos Beja, ka vlerësuar si të gabuar bojkotin që deputetët e opozitës i bënë mbledhjes. Po në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti tjetër demokrat, komisioneri i Integrimit, Aldo Bumçi. Ai ka thënë se pritej pjesëmarrja e kolegëve të pakicës parlamentare të merrnin kryesinë e këtij komisioni, siç është rënë dakord, dhe të bëheshin pjesë e kësaj rezolute. “Ky nuk është një proces politik, nuk është një çështje politike, por është një çështje jetike për të gjithë qytetarët shqiptarë, qofshin këta të majtë, të djathtë, pa parti. Ne si komb kemi në kujtesën tonë historike izolimin më të thellë. Edhe gjatë këtyre 20 vjetëve qytetarët shqiptarë kanë hasur vështirësi për të udhëtuar jashtë, për të takuar fëmijët e tyre, të afërmit”, ka deklaruar Bumçi. Ligjvënësi i PD-së ftoi opozitën në shprehje të vullnetit të saj të jetë e pranishme në Kuvend në seancën plenare të ditës së nesërme, për të votuar rezolutën, duke treguar që është në përkrahje të këtij procesi jetik për qytetarët shqiptarë. Në projektrezolutën e PD-së thuhet se Kuvendi i Shqipërisë konfirmon mbështetjen e të gjitha forcave politike për procesin e liberalizimit të vizave dhe shpreh objektivin e udhëtimit pa viza në vendet “Shengen”. “Jam i bindur që duke bërë këtë, duke ndërmarrë këtë hap, nuk do të bëjë asgjë tjetër, përveçse do të përmbushë vullnetin e dhjetëra mijëra anëtarëve të PS-së, vullnetin e dhjetëra mijëra votuesve të saj”, tha ai.
Projektrezoluta
Në dokumentin e propozuar nga grupi i PD-së theksohet: “Parlamenti shqiptar i bën ftesë Komisionit Evropian të respektojë kalendarin kohor për përgatitjen e raportit vlerësues, për të mundësuar liberalizimin e vizave për shqiptarët në fillim të pranverës”.
Qëndrimi
Duke pasur parasysh mungesën e opozitës gjatë diskutimit të projektrezolutës në mbledhjet e dy komisioneve, mazhoranca ka ftuar zyrtarisht deputetët e majtë të jenë të pranishëm në seancën parlamentare të ditës së enjte, për ta votuar në seancën plenare.