Lëvizje e lirë brenda vendeve të BE-së
10/03/2010 Parlamenti Evropian miraton rregulloren e re të lëvizjes në hapësirën “Shengen”
Qytetarët shqiptarë pritet të përfitojnë pasivisht nga vendimi i marrë dje
Qytetarët që kanë të drejtën të qëndrojnë në një vend të Bashkimit Evropian, në bazë të vizës afatgjatë, por lloji i së cilës e detyron të qëndrojë vetëm atje, do të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm edhe në vendet e tjera. Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar dje një rregullore të re për lëvizjen e qytetarëve që nuk u përkasin vendeve të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë, të gjitha vendet e BE-së, pjesë e hapësirës “Shengen” do të zbatojnë këtë rregullore të re, duke hequr kufizimet drastike në lëvizjen për qytetarët joevropianë. Ky vendim lehtëson shumë edhe qindra mijë qytetarë shqiptarë, të cilët jetojnë për shembull në Greqi, Itali, Gjermani etj. Qytetarët shqiptarë në këtë mënyrë do të ketë mundësinë për të udhëtuar lirshëm drejt vendeve të tjera për të takuar të afërmit, për studime apo edhe për turizëm. Në bazë të rregullores së re, një shtetas i joevropian, mbajtës i vizave afatgjata, të tipit “D”, do të mund të udhëtojë në gjithë vendet “Shengen”, pavarësisht se në cilin shtet hyn fillimisht. Rregullorja e miratuar në bazë të raportit të europarlamentarit portugez Carlos Coelho, e cila u votua me 562 vota pro, 29 kundër dhe 51 abstenim, do të hyjë në fuqi më 5 prill të këtij viti. Por edhe në këtë rregullore janë përcaktuar disa afate konkrete të qëndrimit. Qytetarët joevropianë do të lejohen të udhëtojnë në vende të tjera të hapësirës “Shengen” për tre muaj në çdo periudhë gjashtëmujore, nën të njëjtat kushte si një rezident që ka një lejëqëndrim.
Parlamenti Evropian vlerëson se rritja e lirisë së lëvizjes nuk duhet të paraqesë rreziqe sigurie shtesë, falë një sistemi kontrolli alarmi. Por rregullorja e re nuk do të aplikohet për vendet jashtë hapësirës “Shengen”: Britani, Irlandë apo Danimarkë. Aktualisht, në bazë të ligjit të Bashkimit Evropian, qytetarët e pajisur me viza afatgjata, për shembull një student, shkencëtar, akademik, familjarë të një vendi që nuk është pjesë e BE-së, nuk lejohen të udhëtojnë në një tjetër shtet anëtar gjatë qëndrimit të tij. Gjithashtu, këta qytetarë nuk mund të kalojnë përmes vendeve të tjera, gjatë udhëtimit të tyre të kthimit për në vendin e origjinës. Propozuesi i ndryshimit, eurodeputeti i qendrës së djathtë të PE-së, portugezi Coelho, ka thënë se fakti që një student, që është pajisur me një vizë qëndrimi për të ndjekur një kurs studimor në Belgjikë, nuk mund të udhëtojë drejt një biblioteke të specializuar në Holandë për të marrë informacione shtesë për studimet e tij, apo të shkojë në Barcelonë për fundjavë, “është thjesht i papranueshëm”. “Ky është një shembull se sa absurde mund të bëhet një situatë”, ka thënë ai. Me gjithë këtë lehtësi udhëtimi, janë marrë masa parandaluese edhe për ata shkelës të ligjit. Pjesa më e madhe e vendeve të BE-së do të mund të përdorin Sistemin Informativ “Shengen”, për të konsultuar listën e qytetarëve që nuk kanë një dokument të vlefshëm apo një parregullsi tjetër.
Vendimi
Parlamenti Evropian ka miratuar rregulloren e re për vizat, e cila lehtëson lirinë e lëvizjes për qytetarët që nuk i përkasin një vendi anëtar të Bashkimit Evropian. Rregullorja e re i lejon një shtetasi joevropian, mbajtës i vizave afatgjata të tipit “D”, të udhëtojë në gjithë vendet “Shengen”, pavarësisht se në cilin shtet hyn fillimisht. Rregullorja, e miratuar në bazë të raportit të parlamentarit Carlos Coelho, do të hyjë në fuqi më 5 prill të këtij viti.
Rregullorja e vjetër
Në Rregulloren e vjetër ishte sanksionuar kufizimi i lëvizjeve të qytetarëve joevropianë në vendet e hapësirës “Shengen”. Për shembull, sipas rregullores së mëparshme, një student që studionte në Belgjikë nuk mund të udhëtonte dot në një tjetër vend të BE-së, qoftë dhe për të marrë pjesë në një aktivitet shkollor. Ky kufizim tashmë hiqet. Megjithatë, rregulli në fjalë nuk aplikohet për vendet jashtë “Shengenit”: Britani, Irlandë etj.
Liberalizimi vizave
Qeveria shqiptare ka vendosur si prioritetin e saj kryesor liberalizimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe vendit tonë. Kryeministri Berisha, ministri i Jashtëm Meta dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Qeverisë janë shprehur besimplotë se ky vendim do të merret brenda këtij viti. Ndërsa nga Brukseli janë lëshuar deklarata pozitive ndaj këtij procesi. Është theksuar gjithashtu se liberalizimi i vizave është një çështje absolutisht teknike.