Topalli pritet nga Kryeministri Erdogan
10/03/2010 Vizita në Turqi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë vizitës së saj në Turqi është pritur nga Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Duke i uruar mirëseardhjen dhe falënderuar për praninë e saj në Samitin Botëror “Të drejtat e grave lidhin Lindjen me Perëndimin”, ai theksoi se Turqia dhe Qeveria e tij po i kushtojnë gjithnjë e më tepër vëmendje çështjes së promovimit të të drejtave të grave. “Turqia dhe Shqipëria gjithnjë e më shumë ato po kthehen në dy partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në katër vjetët e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar dhe në nivelet më të larta. Shqipëria është vendi që kam vizituar më shpesh”, tha Erdogan. Gjatë bisedës u theksua se biznesi turk vlerëson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj. Të dy bashkëbiseduesit u shprehën se synimi dhe ambicia është për të kapërcyer vlerën e një miliard dollarëve të shkëmbimeve tregtare nëpërmjet dy vendeve. Në fund të takimit, Kryeministri Erdogan i ka përcjellë Topallit përshëndetjet e tij për Kryeministrin Sali Berisha. Gjatë punimeve të Samitit Botëror në Ankara, Kryeparlamentarja zhvilloi takime me personalitete turke, ministre e deputete, si dhe me figura të njohura parlamentare nga vende të ndryshme të pranishme në këtë konferencë. Në takimin që Topalli pati me homologen e saj të Pakistanit, Fahmida Mirza, u theksua se të drejtat e grave duhet të vendosen si prioritet në axhendën e parlamenteve, si një çështje e demokracisë.