E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli viziton në spital deputeten e PS: Jam e gatshme për ndihmë

TIRANë- Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka vizituar sot pasdite, në ambientet e Spitalit Ushtarak, deputeten greviste Klodiana Spahiu, e cila sot paradite, në ditën e 4 të grevës së urisë, pësoi komplikacionet e para. Pas marrjes së ndihmës në Spitalin Ushtarak, gjendja e deputetes është përmirësuar.

Gjatë vizitës së saj, kryeparlamentarja është konsultuar me mjekët për gjendjen e Spahiut, ndërsa i ka shprehur deputetes mbështetjen e saj.

“Jam e gatshme për cdo ndihmë. Të ndihmoj për cdo nevojë shëndetësore” – tha Topalli gjatë vizitës së saj.

Deputetja Klodiana Spahiu ndodhet nën kujdesin e mjekësve prej oreve të para të mëngjesit të sotëm pas përkeqësimit të gjendjes së saj në grevën e urisë. Rreth orës 03:10 të mëngjesit ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Ushtarak për shkak të komplikacioneve në stomak.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›