E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE diskuton për Kosovën, Lunacek: Refuzojmë ndarjen

BRUKSEL- Parlamenti Evropian diskuton sot në Bruksel, në një seancë të Komitetit për Politikë të Jashtme, për raportin për integrimet evropiane të Kosovës, të përgatitur nga raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek.

Në këtë raport, që është në formën e mocionit për rezolutë, Parlamenti Evropian pritet që qartë të refuzojë çfarëdo mundësie për ndarje të Kosovës, duke rikujtuar edhe në rezolutat e mëparshme të këtij Parlamenti, ku një ide e tillë ishte hedhur poshtë, raporton Koha Ditore.

Në këtë raport, duke rikujtuar se pavarësia e Kosovës është njohur nga 87 shtete deri më tani, në përfshirë në këto njohje edhe 22 anëtare të BE-së, thuhet se “do të mirëpritej njohja e pavarësisë nga 5 shtetet e mbetura të Bashkimit Evropian“.

Në pjesën ku flitet për rolin e BE-së në Kosovë dhe perspektiven evropiane të Kosovës në këtë projektrezolutë përkujtohet se “Strategjia e BE-së për ta bërë perspektivën evropiane të prekshme edhe për Kosovën nuk ka qenë e suksesshme deri më tash dhe pak rezultate janë arritur”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›