E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sherr mes nxënësve në shkollën “28 Nëntori”, plagoset njëri

TIRANË- Sherr mes 2 nxënësve të shkollës së Laprakës “28 Nëntori”, mbetet i plagosur njëri prej tyre.

Drejtoresha e shkollës Liri Ahmeti ka sqaruar për News 24 incidentin e ndodhur, duke deklaruar se nxënësi është plagosur nga një xham i thyer. Në sherr e sipër në këtë shkollë është thyer një xham, nga i cili është lënduar edhe nxënësi i klasës së 9-të, sqaron drejtoresha.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa fillimisht u raportua se njëri prej tyre ishte palgosur me thikë.

Sipas të dhënave të fundit sherri mes dy 15-vjecarëve, shokë të një klase është sqaruar në prani të policisë, drejtuesve të shkollës dhe prindërve të tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›