E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Cërrikut, pretenca: Burg për jetë për 3 pjesëtarë

TIRANË- Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj Bandës së Cërrikut.

Gjatë seancës së së sotme, prokuroria ka dhënë pretencës për të pandehurit kryesor, duke kërkuar burgim për jetë për Meti Bozi, Arjan Tosken dhe Roland Sotan.
Ndërkohë organi I akuzës ka kërkuar 25 vite burg për për shtetasin Llazar Bicja, 22 vite burg për Alban Toskën, Skënder Cani, 21 vjet, Tomorr Buzani, 24 vjet burg, Bujar Buzani 8 vite burg dhe Entel Gashi 22 vite burg

Anëtarët e Bandës së Cërrikut akuzohen si autore te masakres se Cërrikut, ngjarje kjo e ndodhur më 23 mars të vitit 1997, ku mbeten të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikes si dhe u plagosën 9 punonjës të Policisë së Shtetit. Forcat e Gardës së Republikës që kishin vajtur në qytezë për të vënë rendin dhe qetësinë u sulmuan nga grupe të armatosura dhe për pasojë pesë prej tyre gjetën vdekjen, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›