Tiranë, zjarri në magazinën e fishekzjarreve, shoqërohet 26-vjecari
TIRANË- Blutë e Tiranës kanë shoqëruar një person në komisariat të dyshuar si shkaktarin kryesor të zjarrit të fuqishëm që shpërtheu pasditen e djeshme në magazinën e fishekzjarreve në në kryqezimin e Unazës së Re, pranë tregut ushqimor në zonën që njihet si Qyteti i Nxënësve.
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se personi i dyshuar ka pranuar se po luante me fishekzjarre, ndërkohë nga seanca e pyetjeve burime policore bëjnë me dije se shkak i zjarrit dyshohet pakujdesia. Policia nuk bën me dije identitetin e e të ndaluarit, ndërkohë që hetimet vijojnë.
Nga zjarri i mbrëmshëm, i cili pasditen e djeshme rreth orës 16:00 përfshiu zonën pranë tregut ushqimor u shkrumbuan rreth 35 kioska, 1 magazinë dhe 1 apartament, ndërkohë që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.
(el.me/BalkanWeb)