Lezhë, vdes 51-vjecari, pranga mjekut që e operoi
TIRANE- Arrestohet një tjetër mjek kirurg për mjekim të pakujdesshëm, por këtë herë rasti na vjen nga Lezha. Bëhet fjalë për mjekun Ndue Cupi 55-vjec, i cili është arrestuar nga policia e Lezhës mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që gjykata kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg.
Burime nga spitali bëjnë te ditur se mjeku akuzohet për mjekim të 51-vjecarit Mark Ndoi, i cili ka humbur jetën 6 muaj më parë, pasi ishte operuar nga apandesiti. Mësohet se pacienti kishte humbur jetën një javë pas operimit, teksa po përgatitej për të dalë nga spitali, ai kishte pësuar trombozë, gjë që i ka shkaktuar vdekjen.
Ky është rasi i dytë brenda pak ditësh që në pranga bien për të njëjtën akuzë, mjekët. Pak ditë më parë në Durrës u arrestuan 2 mjekë për vdekjen e volejbollistit Juxhin Guza.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)