E Diel, 1 Nëntor 2026

PE, më 21 prill merr Shqipërinë në “provim”

Autori i Lajmit: Redaksia

Parlamenti Evropian do të marrë në provim Shqipërinë më 21 prill dhe në ditët e para të majit, ku do të shqyrtohet situata politike në Shqipëri dhe pritet të jepet një vlerësim shtesë për zgjidhjen e situatës.
Më 21 prill në Strasburg do të mblidhet delegacioni i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili do të nisë diskutimin e gjatë të situatës në Shqipëri dhe do të përgatisë takimin e parë të Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian, që zhvillohet më 3 dhe 4 maj në Bruksel. Në mbledhjen e 21 prillit, sipas axhendës, do të diskutohet dokumenti i paraqitur nga Komisioni i Zgjerimit, që drejtohet nga Stefan Fule, mocioni i reporterit grek, Nikolaos Chountis, si dhe përgatitja e takimit të 3 dhe 4 majit. Në këtë takim, Shqipërinë do ta përfaqësojë ambasadorja e vendit tonë në Bashkimin Evropian, Mimoza Halimi, e cila bashkë me delegacionin do të adaptojnë draftaxhendën e mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

Ky lajm është publikuar: 18/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›