Plumba dhe bajonete, tenton te vrase gruan
Nje 61-vjecar, me banim ne lagjen "5 Maji", ne Elbasan, ka tentuar te vrase me pushke automatike bashkeshorten e tij. Veli Zeqiri eshte arrestuar ne flagrance ne mbremje, i akuzuar per vrasje te mbetur ne tentative ndaj bashkeshortes se tij 56-vjecare, Shefikatit, nene e 6 femijeve. Policia tha se ai ka zbrazur nje karikator mbi gruan e tij dhe me pas e ka goditur me qyte e bajonete. Vetem fati ka shpetuar 56-vjecaren, e cila mbeti e plagosur. Nga shtrati i spitalit, ajo thote se bashkeshorti i saj ishte xheloz dhe ka tentuar disa here ta vrase. Mbremjen e krimit, pasi ka shpetuar nga plumbat dhe bajoneta, ajo ka rendur neper qytet, ndersa bashkeshorti e ndiqte me arme ne dore, derisa u kap nga policia. Gruaja tregon se martesa e tyre zgjat prej 39 vjetesh, e shoqeruar gjithnje me probleme. Policia tha se ne cilesine e proves materiale, Veli Zeqirit i eshte sekuestruar arma e krimit, nje pushke model 63 dhe 30 cope fisheke. Ndaj tij eshte ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe e armembajtjes pa leje.
F. Salliu
F. Salliu