PE sot vendim per liberalizimin, deputetet e PS drejt strasburgut
07/07/2010 Rezoluta për Shqipërinë, PS rinis përpjekjet për kushtëzimin e saj në PE
Takimi, synohet miratimi i amendamenteve shtesë ose votë kundër dokumentit
Partia Socialiste tenton sërish të bllokojë miratimin në Parlamentin Evropian të rezolutës për Shqipërinë. Në këtë mënyrë, pas tentativave për të kushtëzuar miratimin e kësaj rezolute, deri në realizimin e kërkesës së saj për transparencën e procesit zgjedhor, në diskutimet e zhvilluara pak kohë më parë në Komisionin e Politikës së Jashtme të PE-së, tashmë socialistët kanë zgjedhur të bëjnë dhe një tjetër përpjekje. Një ditë përpara diskutimit dhe miratimit të rezolutës për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, që pritet të nisë sot punimet në Strasburg, deputetët e PS-së, fluturuan drejt qytetit francez, për të zhvilluar disa takime me drejtuesit e partive të majta në Parlament. Megjithatë, e djathta në PE, ashtu sikundër dhe Komisionin e Jashtëm, ka të mundur miratimin e kësaj rezolute, pavarësisht ngjyrës së kartonit që do të ngrihet nga kampi i majtë në këtë Parlament.
Takimi
Gjatë ditës së djeshme, deputetët socialistë Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj u nisën drejt Strasburgut, për tu takuar me eurodeputetë të së majtës. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se synimi kryesor i këtij udhëtimi konsiston në krijimin e mundësive për të kushtëzuar votën pro të grupit parlamentar të majtë në PE, pikërisht me mbështetjen që ky institucion ti japë të drejtë kërkesës së PS-së për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kështu, në takimet mes deputetëve të PS-së dhe eurodeputetëve të majtë do të shihen hapësirat për hartimin e amendamenteve shtesë në këtë rezolutë, përmes të cilave të mund të saktësohet në këtë dokument rëndësia e realizimit të hetimit parlamentar të zgjedhjeve të përgjithshme të zhvilluara një vit më parë në vend. Madje, duke këmbëngulur në një moment të tillë, grupi parlamentar i të majtëve në PE do të kondicionojë votën e tij pro miratimit të kësaj rezolute, edhe pse miratimi i saj mund të vijë vetëm me votat e të djathtëve.
Bllokimi
Socialistët synuan bllokimin e miratimit të rezolutës për Shqipërinë që në diskutimet për hartimin dhe miratimin e saj në Komisionin e Jashtëm të PE. Ishte kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, Gabriele Albertini, ai cili pati zbardhur faktin se “grupi i Partisë Popullore Evropiane ka qenë vendimtar për këtë zgjedhje, pasi socialistët evropianë, duke mbështetur socialistët në Shqipëri, donin që ta evitonin hedhjen e këtij hapi, duke nxjerrë si argument negociatat për arritjen e një marrëveshjeje midis mazhorancës dhe opozitës për kapërcimin e ngërçit politik, që duket se nuk do arrihet, duke parë në çkundërshtim has kjo marrëveshje. Grupi i Partisë Popullore, së bashku me një pjesë të konservatorëve dhe liberalëve, madje edhe radikalët, kemi mbështetur qëndrimin e mazhorancës dhe qeverisë në Shqipëri dhe raporti do të votohet, ashtu siç e dëshironte mazhoranca shqiptare”.
Apeli
Në këtë rezolutë u bëhet thirrje partive politike shqiptare të ndjekin një dialog konstruktiv politik për të eliminuar problemet që u vunë re gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, në favor të pluralizmit politik, përpara zgjedhjeve të ardhshme, duke përfshirë në këtë moment jo vetëm ato qendrore, por edhe zgjedhjet lokale të 2011-s. Në këtë rezolutë theksohet edhe nevoja urgjente për hetim të shpejtë dhe efektiv të autorëve të parregullsive.
Kërkesa
Eurodeputetët kërkojnë një konsensus partiak për reformat ekonomike, politike dhe sociale, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve shqiptarë dhe për të lejuar që vendi të përparojë në rrugën e tij për anëtarësim në BE. Njëkohësisht kërkohet përmirësimi i kuadrit ligjor dhe në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Por, sipas vlerësimit të OSBE/ODIHR, rezoluta vë në dukje se zgjedhjet e qershorit përmbushën shumicën e standardeve.
Qëndrimi
Raportuesi për Shqipërinë, Nikolas Chountis, duke u ndalur në fatin e rezolutës për vendin tonë, qe shprehur se “ne e kemi shtyrë një herë dhe atëherë të gjitha grupet ishin dakord për këtë, por këtë herë nuk ishte një kërkesë e të gjitha grupeve, pra nuk është e drejtë që të shtyhet edhe një herë votimi. Nëse ka një lajm të mirë nga të dyja palët, ne mund të bëjmë një amendament në plenaren e Strasburgut dhe mund ta shtojmë”.
Rritja e pensioneve
Kodheli: Berisha vetëm shton koston për qytetarët
“Partia Socialiste ka deklaruar publikisht se rritja e pensioneve është një tjetër gënjeshtër mediatike e Kryeministrit, që synon tu hedhë hi syve shqiptarëve në lidhje me gjendjen e rëndë ekonomike në vend. Kjo e ashtuquajtur rritje pensionesh, për të cilën Qeveria po fut duart në kursimet e shqiptarëve, jo vetëm që është e vonuar në kohë, por për më tepër nuk arrin të mbulojë as rritjen e çmimeve dhe as inflacionin specifik të pensioneve”. Një konstatim i tillë erdhi dje nga nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli, e cila gjatë një deklarate për shtyp e cilësoi rritjen e pensioneve një gënjeshtër të radhës të ardhur nga Kryeministri Berisha. Kjo, pasi në gjykimin e saj një rritje e tillë nuk mbulon dot koston e faturave të energjisë dhe të ujit. “Kjo Qeveri, e cila mban përgjegjësi për rritjen e papërballueshme të kostos të jetesës në Shqipëri, nuk mund të fshihet pas një rritjeje pensionesh që është më e vogla në 10 vitet e fundit. Kjo Qeveri ka përkeqësuar ndjeshëm standardin e jetesës së shqiptarëve, duke u shtuar kosto mbi kosto atyre, si pasojë e paaftësisë së saj për të menaxhuar financat publike dhe çmimet e faturave mujore të familjeve shqiptare”, vuri në dukje deputetja e PS-së, Kodheli.