PERTEJ SE MAJTES DHE SE DJATHTES
A ekziston vërtet një rrugë e tretë politike? A kishte të drejtë A. Giddens kur fliste me aq entuziazëm për të? Obama e solli sërish në vëmendjen e të gjithëve një debat të lënë pas dore, kohë më parë. Ky debat, më shumë për arsye thjesht politike, ka marrë shkas nga problematikat globale, me të cilat po ndeshet çdo ditë bota e sotme. Madje, teoria e gjetjes së një rruge të re për të bërë politikë, duket se përveç kundërshtarëve të panumërt, ka dhe profilin e saj "trendy", pasi së fundmi është mjaft e debatuar në qarqet e intelektualëve dhe politologëve në botë.
Duke parë zhvillimin historik të kapitalizmit, sidomos dy dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX dhe fillimet e këtij shekulli, nuk mund të mos vëresh një varg tiparesh të reja që ka marrë shoqëria post-kapitaliste e që mund ta përkufizojmë ashtu sikurse e ka përkufizuar dhe Alain Badiou, si epoka e një Rilindjeje të dytë (e para u hap me Kongresin e Vjenës, më 1815 dhe mbyllet pas revolucionit të 1848-ës). Përveç arsyeve ekonomike e sociale, ky paralelizëm ka natyrisht dhe arsyet ideologjike. Në vitin 1815 u pa qartë se në ecjen përpara të politikës, nuk mund të bazoheshe më dot apo të ripropozoje "zgjidhje" dhe mënyra robespierane, as të propozoje jus-natyralizmin barazitar, as rusoizimin e as utopizmin komunist. Lufta politike nuk mund të mbështetej më në sulmin kundër makinave për t‘iu rikthyer artizanatit. Atëherë politika nxori në dritë, në mënyrë objektive, të djathtën (D.Cortesi) dhe të majtën (Marksi). Por, duke parë këtë restaurim të ri të post-kapitalizmit, natyrisht mendja të shkon se politologët dhe politikanët e sotëm, duhet t‘u referohen përvojave; pra të shikojnë veprimet e mesit të shekullit XIX, ku politika zgjodhi një rrugë krejtësisht të re, të profilizimit të saj. Sot mendoj se duhet vepruar po njëlloj. Nuk ka pse, për hir të traditës, të kapemi fort pas saj, kur ajo vetë tashmë është e kapërcyer në kohë, por dhe në hapësirë. Po sjell më poshtë disa argumente:
Referuar ndryshimeve historike, e majta dhe e djathta, kanë përcjellë në rrugën e tyre, të djathta radikale, konservatore, të qendrës, ashtu si edhe e majta ka sjellë të majtën socialdemokrate, të majtën e qendrës etj., etj. Kështu mund të thuhet se demoni i ekonomisë së tregut ka falimentuar të gjitha rrymat politike, të cilat çdo ditë mundohen të reformojnë veten, në raport me post-kapitalizimin e sotëm. Polet e ndryshme, aleancat e qendrës nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të gjetur një "rrugëdalje" të re për politikën. Dhe sa më të stërholluara të bëhen këto përpjekje, aq më shumë indiferente bëhet bota ndaj kësaj politike, madje nuk është e pavend të them se kjo indiferencë mund të çojë papritur në një revoltë të pallogaritur ndaj politikës së vjetër.
E majta dhe e djathta i kanë përafruar programet, aq sa e djathta është bërë shumë sociale dhe e majta reformatore. Por jo vetëm kaq. Kapitalizmi i sotëm është një proces integrues. Globalizmi i ka dhënë demokracisë zhvillim të gjerë. Pothuaj asnjë komb, që në vitet 1900, nuk gëzonte të drejtën universale të votës. Në fillimin e këtij shekulli, 62.5% e të gjitha kombeve e gëzojnë këtë të drejtë.
Për shkak të globalizimit, shumë njerëz në botë tani jetojnë më gjatë se përpara, kurse standardi i jetës së tyre është shumë më i lartë. Stenli Joshan shkruan: "Globalizimi ka zbutur ndjenjën e izolimit, që e ka ndjerë pjesa më e madhe e botës në zhvillim, dhe shumë njerëzve atje u ka krijuar mundësi më të madhe për dije, madje më të madhe se sa të njeriut më të pasur në cilindo shtet në shekullin e kaluar".
Por nga ana tjetër problemet e mbetura, tashmë jo vetëm ngrihen në një stad të ri, por bëhen detyrimisht probleme globale. Uria, varfëria, racizmi, armatimi bërthamor, janë probleme po aq globale, sa dhe kriza ekonomike. Të gjitha së bashku i kanë dhënë politikës mundësinë e afrimit të së majtës e së djathtës. Dhe natyrisht po detyrojnë politikën të gjejë një rrugë tjetër për t‘ju përgjigjur kohës. A nuk po prodhon post-kapitalizmi i sotëm teori globale për t‘iu kundërvënë teorive të pacenueshme "të ekonomisë së tregut"?
Kapitalizmi po kritikohet nga të "djathtët" (E. Pound) apo nga të majtët (G. Lukacs) në një mënyrë pak a shumë të ngjashme, sepse problematikat janë tashmë të tilla. A është kjo një rrugë e tretë? Nuk ka rëndësi. Por me siguri do të jetë përtej traditës së majtë e të djathtë.
Le të vijmë në Shqipëri. Shqiptarët janë lodhur nga lojërat e politikës elitare me emërtime të majta apo të djathta. Konfigurimi majtas apo djathtas duket më shumë simbolik se sa real. Por Shqipëria ka përpara sfida të mëdha, të cilat nuk kanë as ngjyrën e kuqe, dhe as blu. Këto sfida janë lufta ndaj varfërisë për të siguruar standardet evropiane të jetës, arsimin dhe zgjidhje për problemet madhore kombëtare, si zhvillimi ekonomik i vendit dhe shfrytëzimi racional i resurseve natyrore etj. A nuk kërkon një konsensus kombëtar politika për t‘u dhënë zgjidhje këtyre sfidave? A nuk ka nevojë qytetari për t‘u ndjerë mirë në familjen e tij, me një jetesë të sigurt e me standard? Sigurisht! Këto sfida nuk janë në rrugën e së majtës, por nuk janë as në rrugën e së djathtës. Për këto, qytetari ka nevojë për një politikë tjetër. Ja pse një pakt kombëtar i politikës do të ishte ajo që vërtet u duhej shqiptarëve dhe jo thjesht rotacioni politik.