E Diel, 1 Nëntor 2026

Somali, piratët lirojnë anijen pas 5 muajsh

Piratët somalezë liruan dje një anije cisternë filipinase bashkë me 23 pjesëtarët e ekuipazhit, pesë muaj pasi e kishin shtënë në dorë mjetin lundrues në Gjirin e Adenit. Anija ishte peng që prej 10 nëntorit të shkuar, ndërsa udhëtonte nga Senegali në Indi. Piratët mbajnë ende peng rreth 85 filipinas të tjerë të kapur në mjete të tjera lundruese. Me gjithë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, pirateria po bëhet gjithnjë e më shumë problem në këtë zonë, ku anijet sekuestrohen rregullisht dhe lirohen kundrejt pagesave shumë të mëdha.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›