Konferenca e OKB, në prag dështimi
Diplomatët e pranishëm në konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u përpoqën dje të dilnin me një deklaratë të përbashkët kundër racizmit dhe të fshinin pasojat e komenteve të bëra nga Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, të cilat u pasuan nga dalja e shumë të pranishmëve nga salla, një sjellje e rrallë në evente të tilla. Mahmud Ahmedinexhad, i vetmi President i pranishëm në konferencë, e quajti Izraelin "qeveri krejtësisht raciste" gjatë fjalës së mbajtur të hënën, ditën e çeljes së konferencës.
Menjëherë pas kësaj, dhjetëra delegatë vërshuan jashtë sallës, përfshi të gjithë përfaqësuesit e 23 shteteve të Bashkimit Evropian. Shumica prej tyre u kthyen pasi Ahmedinexhad përfundoi fjalimin, përveç përfaqësuesve të Republikës Çeke, vend që deklaroi se do t‘i bashkohej shteteve të tjera perëndimore që e kishin braktisur konferencën që në fillim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re bashkë me tre shtete të Bashkimit Evropian (Gjermania, Italia dhe Polonia) kanë deklaruar që në fillim qëndrimin jashtë konferencës, për të mos u dhënë kështu legjitimitet kritikave ndaj shtetit hebraik.
Gjithsesi, diplomatët e mbetur në takimin e mbajtur në Gjenevë u përpoqën dje të vinin nën kontroll konferencën. Ndërkohë që përfaqësuesit e Lindjes së Mesme nuk reshtën duke iu kundërvënë njëri-tjetrit. Grupet e hebrenjve denoncuan fjalimin e Presidentit iranian si skandaloz, ndërsa përfaqësuesit arabë vazhduan të ngrinin shqetësime mbi kushtet e njerëzve në territoret e pushtuara nga Izraeli. Ministri i Jashtëm palestinez, Rijad Al Maliki, e denoncoi pushtimin izraelit të pak kohëve më parë si "dhunimi më i rëndë i të drejtave të njeriut dhe fytyra më e keqe e racizmit dhe diskriminimit racial".
Izraeli, zi kombëtare për nder të Shoah-ut
Po dje, një ditë pas sulmit të Presidentit iranian, gjatë konferencës kundër racizmit, Izraeli përkujtoi Shoah-un, Holokaustin famëkeq gjatë të cilit, nëpër kampet e përqendrimit, gjetën vdekjen 6 milionë hebrenj. Gjithë vendi u ndal plotësisht për dy minuta. Në orën 10:00 (me orën vendase) të gjithë njerëzit ndërprenë aktivitetin, duke qëndruar të pa lëvizur rrugëve. Ceremonitë izraelite të përvjetorit të Holokaustit nisën mbrëmjen e së hënës dhe u mbyllën dje në mbrëmje.
Ahmedinexhad pritet si hero
Ndërkaq, Presidentit Ahmedinexhad iu rezervua një pritje prej heroi me kthimin dje në mëngjes në Teheran, pas pjesëmarrjes në konferencën e ashtuquajtur "Durban 2". Kreut të shtetit iu dhuruan tufa lulesh, ndërkohë që një grup i madh të pranishmish thërrisnin vazhdimisht "Vdekje Amerikës". "Do të marr pjesë në të gjitha konferencat ndërkombëtare - pohoi Ahmedinexhad - pavarësisht dëshirës së Perëndimit për të kundërtën. Ata njerëz hedhin slogane mbi tolerancën që duhet treguar ndaj opozitarëve e mbi lirinë e të shprehurit, por fyejnë nderin e kombeve dhe vlerat hyjnore". Presidenti iranian shtoi se vendet oksidentale "nuk toleruan as edhe një pjesë të fjalëve që u drejtoheshin atyre. Kjo është natyra jonjerëzore e liberalizmit".
Apeli i Vatikanit
Në një komunikatë zyrtare, Selia e Shenjtë vërejti se Forumi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara duhet të shërbejë për "të dialoguar së bashku". Në këtë kuadër, "iu lut vendeve të mos shfrytëzonin forumin për të marrë pozicione politike, ekstremiste e fyese ndaj asnjë prej shteteve". Në komunikatë vazhdohej me qëndrimin se "marrja e pozicioneve ofensive nuk kontribuon te bashkëbisedimi dhe provokon konflikte të papranueshme".
Megjithatë, në orët e mbrëmjes, konferenca mbi racizmin aprovoi dokumentin final, gjë që u shpall zyrtarisht nga presidenti i saj Amos Uako. Teksti nuk ka pësuar modifikime në krahasim me ato çfarë u aprovuan të premten, në fund të një serie të gjatë negociatash, të vështirësuara ndjeshëm prej mosmarrëveshjeve mes vendeve myslimane dhe atyre perëndimore mbi çështje si Izraeli dhe fyerja e besimeve fetare.