E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen sekretet e superavionit në Pentagon

Sekretet e projektit ushtarak më të kushtueshëm amerikan janë vjedhur përmes një sulmi informatik. Lajmin e bëri publik gazeta amerikane "Ëall Street Journal", sipas së cilës në duart e "spiunëve" të huaj kanë rënë edhe materiale të tjera sekrete, që kanë të bëjnë me sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe infrastrukturave të tjera amerikane. Projekti në fjalë, për një avion gjuajtës ultra modern, të dhënat shumë sekrete të të cilit kanë rënë në duart e piratëve, quhet "Joint Strike Fighter" dhe kushton 300 miliardë dollarë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›