FMN: Kriza do të kushtojë 4 trilionë dollarë
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, kriza financiare në të cilën është përfshirë ekonomia globale do t‘u kushtojë 4000 miliardë dollarë vetëm vendeve të zhvilluara. Në Raportin e Stabilitetit Financiar Global (Global Financial Stability Report), të publikuar dje, FMN i sheh ende në ngritje kostot e krizës financiare: deri në vitin 2010, humbjet prej zhvleftësimeve të aseteve "mund të arrijnë deri në 4000 miliardë dollarë, dy të tretat e të cilave do të shfaqen nëpër banka". Për t‘u veçuar është fakti që për herë të parë në histori, humbje do regjistrojnë asetet financiare me origjinë nga çdo vend i botës dhe jo vetëm ato amerikane. "Sistemi financiar global mbetet ende nën stres përballë një krize që ka prekur familjet, kompanitë e bankat, si në shtetet e industrializuara, ashtu edhe në ekonomitë në zhvillim", shkruhet në raportin e FMN-së. "Procesi i rimëkëmbjes do të jetë i ngadaltë dhe i dhimbshëm, pavarësisht masave të deritanishme".
Në raport bëhet me dije se financimet në sektorin privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë "do të reduktohen tremujor pas tremujori me mesataren 4 për qind gjatë vitit 2009". Veçanërisht e vështirë do të jetë gjendja në ekonomitë në zhvillim, ku kriza po përhapet gjithnjë e më shumë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë e Japoni, bankat mund të detyrohen t‘i zhvleftësojnë asetet përkatëse, duke humbur 2810 miliardë dollarë, shoqëritë e sigurimeve 301 miliardë dollarë, ndërsa institucionet e tjera financiare 1283 miliardë dollarë.
Sipas raportit të FMN-së, sfida kryesore ndaj krizës është ndërprerja e spirales në rënie mes sistemit financiar dhe ekonomisë globale. Edhe pse sipas ekspertëve të këtij institucioni janë bërë shumë përpjekje nga ana e shteteve të zhvilluara për ndaljen e kësaj spiraleje, nevojiten ende masa të mëtejshme për të "risjellë besimin e humbur dhe për të zbutur mosbesimin që po cenon ndjeshëm ringjalljen ekonomike. Ftesë që vjen e shoqëruar nga një paralajmërim: "Ekziston rreziku që qeveritë të mos pranojnë të vënë në dispozicion sasitë e duhura të fondeve për të zgjidhur krizën, nën trysninë e opinionit publik, i cili ndihet i zhgënjyer nga ajo që e percepton si abuzim me fondet e tatimpaguesve".
Në raport, Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizon se "për të stabilizuar sistemin bankar dhe për të zbutur shkallën e mosbesimit, janë të nevojshëm tre elementë: një rol më aktiv i supervizorëve në përcaktimin e institucioneve që mund të mbijetojnë dhe ndërmarrja e veprimeve të duhura për t‘u garantuar mbijetesën, transparencë në bilance dhe qartësi nga ana e supervizorëve për natyrën e kapitalit të kërkuar". "Kushtet për injektimin e kapitaleve duhet të jenë shumë të shtrënguara", vëren FMN në raport, duke nënvizuar se ristrukturimi i ndonjë institucioni financiar mund të paraqiste edhe nevojën "e shtetëzimit të përkohshëm".