PGJK : Të rindërtohet kisha më e vjetër e Prishtinës

Prishtinë, 29 gusht - Me rastin e shënimit të 100 vjetorit të lindjes së humanistes shqiptare Nënë Tereza, Partia e të Gjelbërve të Kosovës (PGJK) u ka kërkuar institucioneve të vendit, përkatësisht Ministrisë së Kulturës që për nder të këtij përvjetori të rindërtoj në qendër të Prishtinës, njërën ndër kishën më të vjetër katolike në vend, e cila i ka takuar shekullit të XIII, raporton TV21.
Kryetari i PGJK-së, Daut Maloku gjatë një konference për media, të mbajtur të dielën, vlerësoi se të gjitha aktivitetet që po zhvillohen për 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, janë me rëndësi të veçantë, porse ky manifestim duhet të rrumbullakohet me rindërtimin e kishës më të vjetër.
Sipas tij, ky tempull i lashtë i rindërtuar si një kishe-muze në formën e vet të dikurshme vetëm sa do kompletonte edhe më mirë sheshin e heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, duke vendosur edhe një statujë të Nënë Terezës.
Maloku vlerësoi se me këtë rindërtim kryeqendra e Kosovës do bëhej me një shesh kuptimplotë të trashëgimisë kulturore, fetare dhe patriotike.
Lidhur me këtë, kreu i PGJK-së, Daut Maloku u ka bërë thirrje institucioneve vendore, shoqërisë civile, komuniteteve fetare e në veçanti komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës që të përkrahin iniciativën e tyre dhe të qytetarëve për realizimin e rindërtimit të kësaj kishe muze.